Presidenti Ilir Meta, gjatë deklaratës për mediat ka paralajmëruar se do të rikthehet sërish në detyrën e presidentit.
Ai u shpreh se ka në plan të jetë sërish president i Republikës së Shqipërisë, por pas 25 vjetësh.
“E duan presidentin e mirë për popullin? T’ia lënë popullit që ta zgjedhë. Mos të kenë merak se nuk kandidoj tani. Pas 25 vjetësh patjetër, plani është të rikthehem përsëri në këtë detyrë”,-tha presidenti Meta./Opinion.al