Lëkundje të forta sizmike vijojnë të regjistrohen në ishullin grek të Kretës. Një tërmet me magnitudë 5.3 u regjistrua në orën 18:47 (me orën lokale) në jugperëndim të Arvit. Sipas mediave vendase, epiqendra ishte në det.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Kreta u godit nga një tërmet me magnitudë 5.7 të Shkallës Rihter, e cila u ndje kryesisht në lindje të ishullit, por edhe në Heraklion.
Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme.