Edhe sot duket se nuk do të ketë një seancë të qetë plenare, pasi opozita ka nisur me aksionin për bllokimin e saj.
Ashtu siç shihet edhe në pamje, opozita ka përmbytur karriget e deputetëve të mazhorancës në mes të sallës së Parlamentit.
Siç janë shprehur edhe më parë, opozita nuk do të lejojë zhvillim normal të seancës parlamentare deri në plotësimin e kërkesave të saj:
1- ngritjen e komisioneve hetimore,
2- përfshirjen në komisionin e reformës zgjedhore,
3- mazhoranca të heq dorë nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës duke lejuar që ajo të vendos kush është opozita./Opinion.al