Katër nxënëse të klasës së 8-të në shkollën e fshatit Bilaj në Fushë Krujë kanë shfaqur probleme shëndetësore, gjatë pushimit të gjatë. Vajzat janë transportuar menjëherë në spital, me të dridhura dhe vështirësi në frymëmarrje, raporton agjencia BW.
Vajzat u kanë thënë mjekëve se kur janë futur në klasë, pas pushimit të gjatë kanë, vënë re se klasa ishte e mbushur me tym.
Dyshohet se në klasë është konsumuar hashash, çka ka shkaktuar dhe problemet shëndetësore të vajzave të mitura.
Pak javë më parë në urgjencën e QSUT-së u paraqitën disa nxënës shkolle, të cilët kishin të njëjtat simptoma me vajzat e Fushë Krujës. Pavarësisht se u ngritën dyshime për konsumim droge në shkollë, asgjë nuk u konfirmua.