Një incident ka ndodhur sërish me një mjet të transportit publik në Tiranë. Mësohet se këtë herë ka qenë autobusi i linjës, Uzina Dinamo-Qendër-Sharrë, që i ka dalë goma teksa ishte duke lëvizur në zonën e “21 Dhjetorit”.
Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët që udhëtonin me të nuk ka mbetur i lënduar.
Ditët e fundit disa autobusë janë aksidentuar në kryeqytet, ku më i rëndi ka qenë ai i tre javëve më parë kur urbani i Unazës përfundoi në Lanë.
Ndërkohë që të hënën autobusi i Kombinatit u përplas me një kosh mbeturinash.