Numri i emigrantëve që hyjnë në Shqipëri nga Greqia përmes Pikës Doganore të Kapshiticës vijon të mbetet i lartë.
Sipas Klan News , gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga kjo doganë 6630 shtetas dhe kanë dalë 4444 persona.
Ndërkohë, aktualisht pala shqiptare është duke punuar me 5 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, duke bërë të mundur kalimin pa vonesë të udhëtarëve. Ndërsa policia kufitare greke po punon me dy sportele./Opinion.al