Rreth 324 kg kanabis sativa u sekuestruan gjatë një operacioni antidrogë në Tragjas të Vlorës. Sipas policisë, Aldrin Ramadani 25 vjeç nga Tragjasi u vendos në pranga ndërsa një person tjetër u shpall në kërkim. Një pjesë e bimës narkotike u gjet në një stallë në fshatin Tragjas, përballë banesës së 54-vjeçarit që është shpallur në kërkim. Kurse sasia tjetër u sekuestrua në shtëpine e Aldrin Ramadanit. Në mbajtjen, përpunimin dhe trafikimin e kësaj droge, dyshohet se ka dhe persona të tjerë të përfshirë.