Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Seriali që tronditi botën, Rama me prindërit: Ta shfaqim në shkolla “Adoleshencën”

2025/04/02 at 6:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Seriali që tronditi botën, Rama me prindërit: Ta shfaqim në shkolla “Adoleshencën”

Kryeministri Edi Rama njihet për pëlqimin e tij ndaj kinematografisë. Këtë vendosi ta ndajë edhe me prindërit teksa ishte në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë. Ai u sugjeroi atyre që të shohin serialin më të fundit që është bërë sensacion në mbarë botë, i quajtur “Adoleshenca”. Madje kreu i qeverisë tha se do ishte mirë që filmi të shfaqej edhe në shkolla pasi tregon ekzaktësisht sfidat për shoqërinë sot sa i përket fëmijëve.

“Duke qenë se jam një tifoz po them, nuk e di si quhet, por faktikisht jam shumë i dhënë pas kinemasë dhe do ju sugjeroja të gjithëve ju që jeni këtu dhe ata që më dëgjojnë të shikoni një film që ka dalë së fundmi që quhet “Adoleshenca” dhe do t’ju sugjeroja që ta ndani me sa më shumë të tjerë. Do ishte shumë mirë nëse do mund të bënim shfaqje të filmit për nxënësit në të gjitha shkollat. Mund të përdorim palestrat për të bërë shfaqje të organizuara sepse është një film i cili ka tronditur mbarë botën dhe flet ekzaktësisht se për çfarë sfidash bëhet fjalë për ne sot dhe sesa larg jemi ne edhe kur na duket se në fakt jemi afër dhe sa pak kuptojmë ne kur na duket sikur në fakt kuptojmë shumë nga fëmijët tanë”, tha Rama.

Sipas tij, sot familjet jetojnë në dy universe ku fëmijët kanë të tyrin dhe është shumë e vështirë për prindërit që ta kuptojnë se çfarë bëjnë ata në rrjetet sociale. Prandaj, për kreun e qeverisë mbyllja e TikTok ka qenë hapi i duhur pavarësisht vështirësive.

“Për fat të keq jetojmë në dy universe paralele, ata hyjnë e dalin në universin tonë, kurse ne nuk kemi akses në universin e tyre dhe në universin e tyre zhvillohen situata dhe ngjarje që ne as nuk kemi idenë dhe për fat të keq, kur diçka nga ato zhvillime aty del në mexhelis në formën e një ngjarje shumë të rëndë atëherë tronditemi të gjithë, por ajo që ndodh është se në fakt është çdo minutë, çdo minutë. Prandaj besoj shumë që mbyllja e TikTok nuk është se ka zgjidhur gjithë këtë problematikë, por ama ka qenë hapi i duhur dhe unë i falënderoj të gjithë mësuesit dhe prindërit, 95% e tyre na kanë inkurajuar që ta hedhim këtë hap. Nuk ka qenë një hap i lehtë, ne nuk jemi as Amerika, as Britania, ne jemi një vend i vogël dhe TikTok është sa shumë shtete si ne të bëra bashkë, por besoj që kemi bërë gjënë e duhur dhe kemi bërë detyrën”, tha Rama.

“Adoleshenca” është një mini-serial britanik ku në qendër është një nxënës 13-vjeçar. Ai arrestohet për vrasjen e një shoqeje klase. Hetimet dhe intervistat me psikologen zbuluan se personazhi kryesor i këtij seriali ishte bullizuar në mënyrë të vazhdueshme në rrjetet sociale. Nga ana tjetër familja e tij duhet të përballet me komunitetin teksa përpiqen të marrin veten nga arrestimi i djalit të tyre.

Edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka mbështetur një lëvizje për ta shfaqur “Adoleshencën” në shkollat e vendit të tij.

Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
Bota

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

11 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Media gjermane: Shqipëria, destinacion trend i turizmit

Media gjermane: Shqipëria, destinacion trend i turizmit

Rey Manajn shpallet më i miri i javës në Turqi

Rey Manajn shpallet më i miri i javës në Turqi

U dënua me 250 euro gjobë, reagon kryeministri i Kosovës Albin Kurti: Mos u mërzisni ju!

U dënua me 250 euro gjobë, reagon kryeministri i Kosovës Albin Kurti: Mos u mërzisni ju!

TE FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
11 Korrik, 2025

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësit...

Lexo më shumë

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
11 Korrik, 2025

“Ka ardhur koha për të vërtetën” - kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan...

Lexo më shumë

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
11 Korrik, 2025

Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com