Një akuzë e re do të rëndojë mbi Maurizio Minghella, një vrasës serial prostitutash i dënuar me 131 vite burg. Së fundmi është zbuluar se ai është autori i vrasjes së Floreta Islamit, një prostitutë shqiptare në Itali.
Viktima e cila ishte 29 vjeçe, u mbyt me një shall në Tornino, 18 vite më parë (14 shkurt 1998).
Zbulimi erdhi pasi në pambukun e shallit u gjet mbetje biologjike të Minghellas dhe kjo u zbulua nga analizat mjekoligjore që çuan në identifikimin e profilit gjenetik të vrasësit që rezultoi se ishte Minghella.
Vrasësi serial frekuentonte zonën e Rivolit në Torino ku dilnin prostitutat në rrugë dhe hetuesit në Torino kanë zbuluar deri tani se ai ka vrarë tre prostituta.