Ish-kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos është prezantuar si lojtari i më ri i Paris Saint Germain. Ramos tha se klubi francez është vendi më i përshtatshëm për të vijuar me sukseset.
“Vendi më i mirë për të vazhduar ëndrrat, klubi më i mirë për të vazhduar me fitore. Do të luftojmë dhe do të japim maksimumin për të fituar gjithçka”, ishin fjalët e para të mbrojtësit spanjoll.
Sergio Ramos ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor 2023. Spanjolli është afrimi i tretë deri tani i PSG, pas Hakimi dhe Ëijnaldum. Në ditët në vijim pritet edhe portieri Gigio Donnarumma./ Opinion.al