Sergio Ramos është duke menduar largimin nga Real Madrid.
Sipas sportives spanjolle “AS”, 33-vjeçari mund të largohet për shkak të disa përplasjeve me drejtuesit e klubit.
Mendohet se problemi i qendërmbrojtësit është me Presidentin e klubit, Florentino Perez, me të cilin ka pasur një debat të fortë në dhomat e zhveshjes mbrëmjen e 5 marsit, pas eliminimit të Real Madrid nga Ajax, në Champions League.
“Kam dhënë maksimumin për këtë klub dhe për ty, por nëse do, më paguaj dhe unë iki”, është shprehur Ramos./ Opinion.al E.Xh.