Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia vijon lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

2019/10/15 at 11:45 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia vijon lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka biseduar me shefin e delegacionit kinez në Interpol, Daki Duan, lidhur me argumentet e Serbisë kundër pranimit të Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, bëhet e ditur nga ministria serbe.


Ministri Stefanoviç aktualisht ndodhet në Kili dhe po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, nga 15 deri më 18 tetor.

Mëoshet se ai shprehur tek delegacionit kinez, se pranimi i Kosovës do të çojë në një ndarje të thellë të organizatës ndërkombëtare të policisë dhe rrezikon luftën e ardhshme kundër krimit në botë.

“Anëtarësimi i mundshëm i Kosovës, do të çojë në keqpërdorimin e Interpolit dhe se politika do të zëvendësojë punën e policisë”, -ka thënë Stafanoviç.

Shefi i delegacionit kinez konfirmoi qëndrimin e pandryshuar të Kinës në lidhje me kërkesën e Kosovës për pranimin në Interpol.

Për shkak të angazhimit të Serbisë kundër pranimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare solli rezultatin që qeveria e Kosovës  që prej nëntorit të vitit 2018 të vendosë tarifa ndaj mallrave serbe.

Vendosja e tarfiave më pas shkaktoi ndërprerjen e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet të dyja vendeve, që lehtësohej nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë ende mbetet e paqartë nëse Kosova do të tërhiqet apo do të vazhdojë të insistojë që votimi për anëtarësimin e saj në këtë organizatë të jetë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.

Më 18 shtator, zëvendësministri në largim i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha është shprehur se procesit drejt anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL duhet bërë me kujdes, për t’u mos përsëritur situata si të vitit të kaluar, kur Kosova kishte dështuar të anëtarësohet në këtë organizatë.

Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që në viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare.

Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme.

Më 20 nëntor të vitit 2018, Kosova nuk kishte arritur të anëtarësohet në INTERPOL, pasi nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.

 

Etiketa: interpolkosoveserbi


Ju sugjerojmë

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
Aktualitet

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

24 Dhjetor, 2025 10:07 am
Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA
Aktualitet

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA

24 Dhjetor, 2025 10:04 am
Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë
Aktualitet

Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë

24 Dhjetor, 2025 9:48 am
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian
Bota

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

24 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përmbytje masive në jug të Francës
Bota

Përmbytje masive në jug të Francës

24 Dhjetor, 2025 9:32 am
Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar
Aktualitet

Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

24 Dhjetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

24 Dhjetor, 2025 8:59 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

24 Dhjetor, 2025 8:58 am
Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

23 Dhjetor, 2025 11:49 pm
Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
-U tha në Opinion

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

23 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Para
Përçarja e grupit parlamentar “Demokrat”, Lita tregon të vërtetën

Përçarja e grupit parlamentar “Demokrat”, Lita tregon të vërtetën

Flet drejtori i burgjeve: Janë porositur vrasje nga qelitë

Flet drejtori i burgjeve: Janë porositur vrasje nga qelitë

Qeveria që luan buxhetin në kumar

Në tendera me gishtin e Boschardit
















TE FUNDIT

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
24 Dhjetor, 2025

Në portin detar të Vlorës vijon fluksi në ardhje i festave të fundvitit. Fluks ky që ka nisur prej ditës...

Lexo më shumë

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA
24 Dhjetor, 2025

Shqipëria ka marrë sistemet raketahedhës Javelin nga Shtetet e Basskuara të Amerikës, një “dhuratë” për ushtrinë tonë që sipas ministrit...

Lexo më shumë

Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë

Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë
24 Dhjetor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli është shprehur se në aeroportin e Vlorës po rikthehet normaliteti. Komentet Pacolli i bëri përmes një postimi...

Lexo më shumë

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian
24 Dhjetor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të refuzojnë dhënien e vizave për pesë persona, mes tyre edhe ish-komisionerin europian për tregun...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com