Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia: Situata në Kosovë është e paqëndrueshme, po presim përgjigjen e KFOR-it

2022/12/22 at 4:06 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia: Situata në Kosovë është e paqëndrueshme, po presim përgjigjen e KFOR-it

Situata në Kosovë është e paqëndrueshme dhe se Serbia ende po pret përgjigjen e KFOR-it sa i përket dislokimit të ushtarëve serbë, tha më 22 dhjetor sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç.

Këto deklarata ai i bëri për mediat e huaja në Beograd, në ditën e 13-të që kur disa serbë lokalë kanë ngritur në veri të Kosovës, dhe një ditë pasi kryeministrja serbe, Ana Bërbaniç, tha se situata është “në prag të konfliktit të armatosur”.

I pyetur nga gazetarët për vlerësimin e Ministrisë së Mbrojtjes serbe nëse situata është në prag të një konflikti të armatosur, Staroviç tha:

“Ne jemi shumë të kujdesshëm me fjalët që përdorim dhe gjithmonë bëjmë përpjekje që të përdorim një gjuhë të paqes për shkak të përgjegjësisë që kemi. Në anën tjetër, unë i kuptoj plotësisht deklaratat e dhëna nga kryeministrja serbe [Ana Bërnabiq] dhe nga presidenti Aleksandar Vuçiç”.

Ai shtoi se “është shumë e vështirë të vlerësohet situata në një mënyrë tjetër, pasi fatkeqësisht ne po përballemi me kërcënime të drejtpërdrejta të sigurisë, të mirëqenies, dhe madje të jetës së popullsisë serbe në veri të Kosovës”.

Staroviç iu referua një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur shqetësim se “heqja e barrikadave mund të mos e përjashtojë mundësinë e viktimave” dhe ai e vlerësoi këtë deklaratë si “kërcënim” për serbët në Kosovë.

“Thirrja jonë, jo vetëm për Kurtin, por për të gjithë është që të përmbahen nga një gjuhë e tillë”, tha Staroviç.

Ai tha se Serbia po pret me durim përgjigjen e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, lidhur me kërkesën e Beogradit për dislokimin e trupave të ushtrisë serbe në Kosovë. Ai tha se bashkëpunimi me KFOR-in “është i mirë dhe i rëndësishëm”.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se deri kur presin që të marrin përgjigje nga KFOR-i, Staroviç tha:

“Ne nuk presim që ata t’i përgjigjen menjëherë kërkesës sonë për të dislokuar një kontingjent të vogël të personelit tonë ushtarak”.

Megjithatë, Staroviç theksoi se “është e vështirë të besohet” që KFOR-i nuk do t’i përgjigjet kësaj kërkese, pasi sipas tij, kjo i lejohet Serbisë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Më 10 dhjetor, disa serbë lokalë ngritën barrikada në veri, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Barrikadat u ngritën në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiç dyshohet për sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Ju sugjerojmë

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
Bota

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

4 Shkurt, 2026 10:38 pm
Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
Bota

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

4 Shkurt, 2026 10:08 pm
Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
Aktualitet

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

4 Shkurt, 2026 9:39 pm
Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…
Kronikë

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…

4 Shkurt, 2026 8:23 pm
Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
Para
Dorëhiqet drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Dorëhiqet drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

“Dekoratat”, ironizon Zhupa: Jepini edhe një ministres së kulturës për antishqiptarizëm

"Dekoratat", ironizon Zhupa: Jepini edhe një ministres së kulturës për antishqiptarizëm

Rama: Nuk e votojmë Ledio Brahon si Avokat të Popullit, s’ka lënë gjyq pa humbur me ne

Rama: Nuk e votojmë Ledio Brahon si Avokat të Popullit, s’ka lënë gjyq pa humbur me ne

TE FUNDIT

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
4 Shkurt, 2026

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet...

Lexo më shumë

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
4 Shkurt, 2026

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i...

Lexo më shumë

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
4 Shkurt, 2026

Irani, i cili pritet të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara të premten në Oman, ka paralajmëruar vazhdimisht se...

Lexo më shumë

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
4 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu, 96 vjeç, është paraqitur ditën e sotme me urgjencë në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com