Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Serbia si Koreja e Veriut”, protesta kundër Vuçiçit në Berlin

2020/08/10 at 8:38 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Serbia si Koreja e Veriut”, protesta kundër Vuçiçit në Berlin

Në fundjavë në Berlin u zhvillua një demonstratë kundër politikës së Aleksandar Vuçiçit në Serbi. Janë mbledhur rreth 30 persona, të cilët e kanë lënë Serbinë kohët e fundit.


Të shtunën (08.08.) e protestës të binte në sy se shumica dëmuese e protestuesve ishin të moshës mes 20 – 40 vjeç. Ky tubim ishte një nga 17 tubimet e ngjashme, që janë mbajtur në qytete të ndryshme të botës. Njerëz, që nuk janë dakord me politikën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. Aksioni është quajtur “Democracy for Serbia“. Ndërsa protestat janë mbajtur në Berlin, Amsterdam, Bruksel, Boston, Helsinki, Londër, Njujork, Prag dhe disa qendra të tjera.

“Serbia si Koreja e Veriut”

Në Berlin së pari foli 26-vjeçari Petar Markoviç. Ai tha, se protesta ka për qëllim që botës demokratike t’ia bëjë të qartë se në Serbi “po ndodh shkelje sistematike e demokracisë”. “Të drejtat elementare të garantuara me kushtetutë po shkelen me vite.“

Markoviçi kujtoi demonstratat e 7 korrikut të këtij viti kundër manipulimeve të qeverisë serbe me pandeminë e virusit Corona. Ai dënoi ashpër sjelljen e policisë dhe dhunën kundër demonstruesve në Serbi.

Markoviç përmendi edhe disa raste drastike të dhunës ndaj atyre që kanë demonstruar. Për Vuçiçin tha, se po sillet sikur të ishte vet shteti, sepse ai kontrollon të gjithë aparatin e shtetit. “Nuk ekziston asnjë institucion i pavarur në Serbi!“, tha Markoviç. Masat e Serbisë në kohën e pandemisë i quajti si ato të “Koresë së Veriut“, duke shtuar se për shkak të këtyre masave tani kemi një shpërthim të fuqishëm të numrit të të vdekurve në këtë vend.

“Democracy for Serbia”

Markoviq thotë se në Serbi ende janë në pushtet njerëzit, të cilët në të kaluarën kanë ftuar për gjakderdhje dhe luftë. Vuçiçi asokohe ishte ministër i Informacioneve, i cili ata që kanë menduar ndryshe i ka quajtur tradhëtarë dhe spiunë.

Ai bëri thirrje që njerëzit t’i bashkohen iniciativës “Democracy for Serbia“. Kërkesa e tyre e parë është anulimi i zgjedhjeve të 21.06.2020 dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira. “Democracy for Serbia“ pohon se në pushtet dhe organet juridike janë persona të korruptuar. Kërkesa tjetër është lirimi i menjëhershëm i të gjithë të arrestuarve gjatë protestave në Serbi.

“Dosta” (Mjaft!)

Në protestë më pas foli edhe 31-vjeçari Bojan Lopin, i cili u shpreh, se në Serbi nuk ka kushte për jetë normale dhe se po ndodh një shkelje masive e Kushtetutës. “Mjaft” brohoriti në fund, Lopin.

Kurse artistja Tanja Ostojiç bëri thirrje për nënshkrimin e një peticioni kundër ndërtimit të një përmendore të Stevan Nemanja para stacionit hekurudhor në Beograd, duke e quajtur ate si një „klerofashist“. Brenda dy ditësh këtë peticion e kanë nënshkruar 2.500 vetë.

Pas pjesës zyrtare të protestës u dëgjuan ide për koordinimin e aksioneve dhe protestave në të ardhmen. Disa prej tyre angazhoheshin për mbajtjen e protestave të ngjashme në mbarë botën. Gjatë një proteste të mëparshme janë bartur edhe lule që të kujtojnë gjenocidin në Srebrenicë. Qëllimi ishte që të tregohet solidaritet me viktimat e masakrës më të madhe në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore./DW



Ju sugjerojmë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
Aktualitet

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

13 Qershor, 2026 6:43 pm
Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Para
Parashikues i fitoreve të presidentëve nga 1984, profesori: Trump humbet

Parashikues i fitoreve të presidentëve nga 1984, profesori: Trump humbet

KPK rrëzon gjyqtarin e Dajtit, shkarkohet Aleks Nikolli

KPK rrëzon gjyqtarin e Dajtit, shkarkohet Aleks Nikolli

Dasma dhe thyerje rregullash, gjobë 1mln lekë lokaleve në Durrës e Berat

Vazhdon organizimi i dasmave, policia gjoba në Fier,Berat dhe Fushë Krujë
















TE FUNDIT

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit....

Lexo më shumë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
13 Qershor, 2026

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, qytetarët janë përhapur nëpër rrugët e Tiranës, me protestuesit që janë duke...

Lexo më shumë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
13 Qershor, 2026

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për...

Lexo më shumë

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}