Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia nga një janari lejon lëvizjen e makinave me targat e Kosovës në territorin e saj

2023/12/26 at 8:41 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Serbia nga një janari lejon lëvizjen e makinave me targat e Kosovës në territorin e saj

Qeveria e Serbisë tha të hënën në mbrëmje se nga një janari i vitit të ardhshëm, do të lejojë lëvizjen e makinave me targa RKS të Republikës së Kosovës nëpër territorin e saj.

Aktualisht qytetarët e Kosovës që lëvizin nëpër territorin e Serbisë me targa të Kosovës, mbulojnë pjesën ku shkruan RKS me letër ngjitëse.

Vendimi u publikua nga shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në një konference shtypi në Beograd, gjatë se cilës tha se me këtë Serbia po respekton marrëveshjen e arritur në vitin 2011 në Bruksel për lëvizjen e lirë dhe lehtësimin e lëvizjes së makinave për serbët e Kosovës.

“Vendimi në fakt ishte detyrim ynë nga marrëveshja për lirinë e lëvizjes nga viti 2011, e nënshkruar nga Borko Stefanoviç, e cila u referohet targave RKS-së dhe letërnjoftimeve të Kosovës, pranimit të patentë shoferëve të Kosovës dhe është rezultat i marrëveshjeve të atëhershme dhe qëndrimi i asaj qeverie ndaj serbëve dhe dialogut”, tha ai.

Marrëveshja duhej të zbatohej deri në fund të vitit 2011 por zhvillimet në terren e pamundësuan atë.

Zyrtari serb tha se vendimi i sotëm “do të jetë një shtysë shtesë jo vetëm për ‘Ballkanin e Hapur’, por do t’ua lehtësojë jetën serbëve në Kosovë, pasi ata përdorin më së shumti vendkalimet kufitare. Në fakt i kemi ndihmuar që të lëvizin dhe të jetojnë normalisht, sepse liria e lëvizjes është e nevojshme, ndryshe nga (kryeministri Albin) Kurti, i cili shkel lirinë e lëvizjes, siç shkel çdo ditë të drejtat e serbëve në Kosovë”, tha ai, duke nënvizuar se me njohjen e targave të Kosovës shteti serb po e njeh edhe pavarësinë e saj.

“Është një vendim i rëndësishëm dhe domethënës që tregon qartë se nuk ka njohje të Kosovës dhe se nuk ka anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si dhe në organizatat dhe agjencitë tjera të OKB-së… Le të negociojmë dhe të diskutojmë në drejtim të kompromisit, por në asnjë mënyrë njohje apo anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha Petkoviç.

Autoritetet serbe thanë se do të vendosin njoftime në vendkalimet kufitare në të cilat thuhet se mundësimi i kalimit të kufirit me targa RKS bëhet “për arsye krejtësisht praktike”, që liria e lëvizjes të bëhet më e lehtë, dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së “Kosovës”,

Në gusht të vitit të kaluar Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave.

Më 15 dhjetor ndërkaq skadoi afati i fundit për banorët serbë në veri të Kosovës që të zëvendësojnë targat e makinave të tyre të lëshuara nga Serbia me targa të Republikës së Kosovës. Sipas autoriteteve të Kosovës rreth 4 mijë e 200 janë me targa të reja, ndërsa shumë të tjerë i kanë regjistruar makinat e tyre në Serbi dhe lejohen t’i përdorin ato edhe në Kosovë sikurse targat e çdo vendi tjetër të huaj.

Autoritetet kishin shtyrë disa herë afatin për regjistrimin e makinave për t’u dhënë më shumë kohë qytetarëve në veri të Kosovës, të cilët që nga paslufta kanë përdorur targa të lëshuara nga autoritetet serbe me emërtime të qyteteve të Kosovë.

Çështja e targave të makinave shpeshherë ka çuar në tensione të larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndërsa ka shtyrë diplomatët perëndimorë për të përshpejtuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mes shqetësimeve për qëndrueshmërinë në rajon posaçërisht pas ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës. Ndërsa Prishtinës i kërkohet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Beogradit i kërkohet të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës. /VOA

Ju sugjerojmë

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë
-Kulturë

Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë

25 Maj, 2025 7:39 pm
Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë!Mehmetit i erren sytë, sulmon vëllain me shishe
Aktualitet

Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë!Mehmetit i erren sytë, sulmon vëllain me shishe

25 Maj, 2025 7:17 pm
Kosovë/Policia nis hetim ndaj zyrtarit, por mohon ushtrimin e dhunës ndaj maturantit
Rajoni

Kosovë/Policia nis hetim ndaj zyrtarit, por mohon ushtrimin e dhunës ndaj maturantit

25 Maj, 2025 7:07 pm
Kaja Kallas vizitë zyrtare në Tiranë më 8 Prill
Bota

Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

25 Maj, 2025 6:39 pm
Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë
Aktualitet

Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë

25 Maj, 2025 6:11 pm
Komandanti rus: U tentua të sulmohej helikopteri i Putinit mbi Kursk
Bota

Komandanti rus: U tentua të sulmohej helikopteri i Putinit mbi Kursk

25 Maj, 2025 5:51 pm
Para
Shpërthim i fuqishëm në bregun e Detit të Zi të Krimesë, forcat ukrainase marrin përsipër sulmin

Shpërthim i fuqishëm në bregun e Detit të Zi të Krimesë, forcat ukrainase marrin përsipër sulmin

SHBA-ja kryen sulme hakmarrëse në Irak

SHBA-ja kryen sulme hakmarrëse në Irak

Gjenden 5 trupa të pajetë në një apartament në Paris

Gjenden 5 trupa të pajetë në një apartament në Paris

TE FUNDIT

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
25 Maj, 2025

Mediat gjermane kanë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit tragjik rrugor që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme pranë qytetit...

Lexo më shumë

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
25 Maj, 2025

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy shtetasve të huaj që lundronin me një...

Lexo më shumë

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
25 Maj, 2025

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho do të bëjë të ditur të hënën emrat e lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjet...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
25 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani, ku tre shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa janë plagosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com