Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia në shënjestër të grupit të hakerëve Anonymous

2023/01/06 at 12:42 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Serbia në shënjestër të grupit të hakerëve Anonymous

Disa përdorues të rrjetit social Twitter, të cilët pretendojnë të jenë pjesë e grupit ndërkombëtar të hakerëve, Anonymous, morën përgjegjësinë për rrëzimin e ueb-faqes zyrtare të Ushtrisë së Serbisë, disa ditë pasi e paralajmëruan presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, se e kishin vënë atë në shënjestër.


Ueb-faqja e Ushtrisë serbe ishte jashtë funksionit në mëngjesin e 5 janarit. Përdoruesve iu shfaq një mesazh, i cili i njoftonte ata për një problem, për shkak se serveri, në të cilin ndodhej ueb-faqja, nuk po komunikonte.

Më vonë, gjatë ditës, qasja në ueb-faqe u normalizua për përdoruesit nga Serbia.

Disa orë më herët, një llogari në Twitter, nën emrin Anonymous, informoi për rënien e ueb-faqes së ushtrisë serbe, me një paralajmërim për presidentin e Serbisë, që të mos e nënvlerësonte grupin.

Më 5 janar, llogaritë nën emrin Anonymous, po ashtu, pohuan se kishin sulmuar ueb-faqen zyrtare të Vuçiçit, predsednik.rs. Radio Evropa e Lirë nuk ka hasur në ndonjë vështirësi për t’u qasur në atë ueb-faqe.

Grupi i hakerëve Anonymous është i decentralizuar, nuk ka udhëheqje formale, dhe as ueb-faqe apo llogari zyrtare në rrjetet sociale. Një kërkim në Twitter, për shembull, shfaq mijëra llogari, përdoruesit e së cilave prezantohen si pjesëtarë të këtij grupi, por është e pamundur të përcaktohet nëse ata vërtet janë.

Anonymous pohon se po kryen veprime nga bindja dhe aktivizmi politik. Publiku zakonisht e njeh këtë grup nga maskat e tyre të bardha, me një buzëqeshje, që paraqesin personazhin Guy Fawkes, një rebel anglez nga shekulli XVI, i cili u bë i njohur falë Alan Moore dhe novelës së tij grafike “V for Vendetta”.

Videomesazhi për Vuçiçin

Fillimisht, një video, në të cilën një burrë, me një maskë karakteristike të grupit të hakerëve Anonymous, i drejtohet Vuçiçit me një ton kërcënues, u publikua më 29 dhjetor në Twitter dhe në platformën për video, YouTube.

Një video tjetër, ku kërcënohej presidenti i Serbisë, po ashtu u shpërnda nga një llogari që pretendoi se ishte e lidhur me grupin Anonymous. Megjithatë, afërsia me grupin nuk ka qenë e mundur të verifikohet apo të konfirmohet zyrtarisht.

Në muajt e fundit, hakerët, të cilët pretendojnë të jenë pjesë e Anonymous, e kanë kritikuar Vuçiçin për mosvënie të sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe për bashkëpunim të ngushtë me të. Serbia, ndonëse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, refuzon të harmonizojë politikën e saj me atë të bllokut evropian dhe të sanksionojë Rusinë.

Beogradi dhe Moska zyrtare kanë marrëdhënie bilaterale tradicionalisht të ngushta.

Rusia e mbështet Serbinë në politikën e saj të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës të cilën e konsideron ish-provincë të veten dhe e pengon anëtarësimin e saj në institucione ndërkombëtare.

Në një video dyminutëshe, të publikuar më 29 dhjetor, hakerët po ashtu i hodhën një vështrim situatës në Kosovë, dhe thanë se kishin marrë informacione se “elemente kriminale po përpiqen të krijojnë një konflikt të armatosur në veriun e Kosovës”.

Ata e quajnë Vuçiçin “kukull të [presidentit rus, Vladimir] Putinit” dhe theksojnë se Serbia është vendi i vetëm që bashkëpunon haptas me Rusinë dhe i refuzon thirrjet e vazhdueshme nga Evropa për të vendosur sanksione.

“Nëse nuk i ndalni veprimet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk do të ngelë pa mbështetje”, i thotë grupi Anonymous presidentit të Serbisë, duke theksuar se është aktiv në mbarë botën dhe se nuk është grup i njerëzve të pashpresë që mund të injorohet lehtësisht.

Disa orë pasi videoja u publikua, Vuçiç u paraqit në rrjetin social Instagram. “Po bëhemi gati të luftojmë kundër anonimëve”, shkroi ai në legjendën e fotografisë, ku u pa duke luajtur me dy qen.

Qendra Kombëtare e Serbisë për parandalimin e rreziqeve të sigurisë në sistemet e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, në përgjigjet e saj për Radion Evropa e Lirë, tha se një prani më aktive e kërcënimeve kibernetike, nga grupe të caktuara kibernetike, mund të jetë fenomen i zakonshëm dhe shpesh mund të lidhet me ngjarjet aktuale gjeopolitike, por edhe me ngjarjet në nivelin lokal, po ashtu”.

Kjo qendër mbledh dhe shkëmben informacione për rreziqet brenda sistemeve të TIK-ut, i paralajmëron dhe i këshillon personat që i menaxhojnë këto sisteme, si dhe publikun e Serbisë.

“Përveç kërcënimeve të sipërpërmendura, aktivitete të tjera të grupit Anonymous nuk janë regjistruar deri më tani”, ka thënë ekipi kombëtar i reagimit emergjent kompjuterik i Serbisë, në një përgjigje me shkrim për REL-in, ndaj pyetjes nëse, përveç videos në të cilën burri me maskë i drejtohet Vuçiçit me ton kërcënues, ka pasur kërcënime dhe sulme të mëparshme nga grupi Anonymous.

REL-i është munduar të marrë vesh nga Zyra e Prokurorit për Krime të Teknologjisë së Lartë nëse ky është kërcënim serioz, si dhe nëse disa prej sulmeve të fundit nga hakerët janë të lidhura me këto kërcënime, por ajo nuk ka dashur të komentojë për këtë rast.

REL-i, po ashtu, ka bërë përpjekje të mësojë më shumë për problemet në funksionim të ueb-faqes së Ushtrisë së Serbisë nga Ministria e Mbrojtjes, por nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

Forumi Bezbedan Balkan, i cili regjistron të gjitha sulmet ndaj resurseve në Serbi në muajt e fundit, thotë se disa ueb-faqe zyrtare po përballen me sulme DDoS.

Sulmi DDos (shkurtesa në anglisht për “Distributed denial-of-service”) është sulm i shumëfishtë, me qëllimin e ndërprerjes apo pengimit të funksionimit të sistemit të TIK-ut.

Mesazhet e mëparshme

Kërcënime nga llogaritë e lidhura me grupin Anonymous u raportuan në rrjetet sociale edhe më 20 dhjetor.

“Ne jemi të gatshëm ta sulmojmë Serbinë për destabilizimin nëpër Ballkan”, u tha në një postim në Twitter, me etiketën #OpSerbia, në të cilin bëhej thirrje për sulm hakerësh ndaj Serbisë.

Më 24 shkurt, Anonymous i shpalli luftë kibernetike Rusisë, sipas njërës ndër llogaritë në Twitter, të lidhura me grupin. Që atëherë, grupi pretendon të ketë kryer një numër sulmesh të ndryshme kibernetike ndaj Rusisë.

Është regjistruar publikimi i të dhënave të pjesëtarëve të ushtrisë ruse, të zyrtarëve të Bankës Qendrore të Rusisë, të agjencisë hapësinore ruse Roskosmos, dhe të kompanive ruse të naftës dhe të gazit (Gazregion, Gazprom).

Anonymous ka bllokuar ueb-faqet e kompanive që bëjnë biznes me Rusinë, pavarësisht sanksioneve, dhe ka arritur të publikojë në mediat ruse pamje nga fushëbeteja në Ukrainë.

Grupi i hakerëve u është adresuar qytetarëve rusë drejtpërdrejt dhe, po ashtu, ka ndërhyrë në printerët nëpër dyqane në Rusi, nga të cilët janë shtypur mesazhe kundër luftës dhe në mbështetje të Ukrainës.

 



Ju sugjerojmë

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat
Aktualitet

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

5 Korrik, 2025 9:44 am
Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Rajoni

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

5 Korrik, 2025 9:40 am
Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë
Rajoni

Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

5 Korrik, 2025 9:32 am
Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..
Aktualitet

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..

5 Korrik, 2025 9:24 am
Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e..
Aktualitet

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e..

5 Korrik, 2025 9:16 am
Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata
Bota

Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata

5 Korrik, 2025 9:07 am
“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”
Aktualitet

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”

5 Korrik, 2025 8:48 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Shtuna me temperatura tepër të larta. Parashikimi i motit për sot 5 korrik

5 Korrik, 2025 8:41 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 5 korrik 2025

5 Korrik, 2025 8:20 am
Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Para
Meta: Rama iu dha oligarkëve 250 milionë euro dhuratë

Meta: Rama iu dha oligarkëve 250 milionë euro dhuratë

Gjermania, Franca dhe SHBA do të dërgojnë armë të tjera në Ukrainë

Gjermania, Franca dhe SHBA do të dërgojnë armë të tjera në Ukrainë

Shteti që i ndalon të huajve që të blejnë banesa

Shteti që i ndalon të huajve që të blejnë banesa
















TE FUNDIT

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat
5 Korrik, 2025

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, kanë mbërritur të arrestuarit në kuadër të operacionit hetimor të...

Lexo më shumë

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
5 Korrik, 2025

Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuajtjen e paraburgimit, pasi të premten u paraqit...

Lexo më shumë

Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë
5 Korrik, 2025

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e krizës institucionale në Kosovë ishte gjithçka përveç asaj që e pritën të gjithë....

Lexo më shumë

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..
5 Korrik, 2025

Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com