Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia merr gati dy miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale

2025/06/10 at 1:38 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia merr gati dy miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, tha se vendi i tij do të marrë hua rreth 1.9 miliard euro nga bankat e huaja, për të bërë pagesën e plotë të 12 avionëve luftarakë, Rafale, të blerë nga Franca.

Duke folur në një seancë të Kuvendit të Serbisë, agjenda e së cilës përfshinte konfirmimin e marrëveshjes së kredisë, Malli tha se dy paradhëniet e para për prokurimin, tashmë i janë paguar palës franceze.

Ai tha se Serbia do të marrë avionin e parë Rafale në fillim të vitit 2028 dhe, më pas, çdo muaj nga një, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Me 12 avionë luftarakë shumëfunksionalë, ne do të përmirësojmë aviacionin dhe ushtrinë”, tha Malli.

Qeveria e Serbisë, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, arriti marrëveshje për blerjen e këtyre avionëve me kompaninë franceze, Dassault Aviation, në gusht të vitit 2024.

Blerja e 12 avionëve francezë dhe mjeteve të tjera shoqëruese i kushtoi 2.7 miliardë euro.

Prej kësaj shume, 823.5 milionë euro ose e gjithë paradhënia është paguar.

Për borxhin e ri, huadhënëse fillestare do të jenë disa banka dhe institucione kreditore franceze.

Blerja e këtyre avionëve u dakordua gjatë vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron, në Serbi, në gusht të vitit 2024.

Me këtë blerje, Serbia, për herë të parë, futi avionë perëndimorë në aviacionin e saj ushtarak.

Serbia bashkëpunon me anëtarët e NATO-s përmes Programit të Partneritetit për Paqe që nga viti 2006, por zyrtarët në Beograd këmbëngulin se vendi i tyre është ushtarakisht neutral.

Në prill të vitit 2024, kur po zhvilloheshin negociatat me Francën për blerjen e avionëve Rafale, Ministria serbe e Mbrojtjes tha se kjo nuk nënkupton ndonjë ndryshim në orientimin ushtarak të vendit./REL

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan

1 Korrik, 2025 6:17 pm
Sulm kibernetik ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare,dyshime për ndërhyrje ruse dhe…
Bota

Sulm kibernetik ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare,dyshime për ndërhyrje ruse dhe…

1 Korrik, 2025 6:04 pm
Kush e shpiku ruletën ruse?
Life Style

Kush e shpiku ruletën ruse?

1 Korrik, 2025 5:57 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

Trafikonin drogë nga Amerika Latine në Zvicër, shqiptarët drejtonin grupin

1 Korrik, 2025 5:53 pm
Neymar rinovon me Santos deri në fund të vitit 2025
Sport

Neymar rinovon me Santos deri në fund të vitit 2025

1 Korrik, 2025 5:26 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

“Thyhet” armëpushimi me Musk/Trump: DOGE është një përbindësh që mund ta hajë Elonin

1 Korrik, 2025 5:08 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Aksident në rrugën Lezhë-Shëngjin, plagoset një person

1 Korrik, 2025 4:54 pm
Gjeneralët që i shpëtuan sulmeve izraelite, heronj të rezistencës apo spiunë?
Bota

Gjeneralët që i shpëtuan sulmeve izraelite, heronj të rezistencës apo spiunë?

1 Korrik, 2025 4:50 pm
Tarifat, Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA
Bota

Tarifat, Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA

1 Korrik, 2025 4:43 pm
Mjekët: Rriten problemet shëndetësore nga vapa
Aktualitet

Mjekët: Rriten problemet shëndetësore nga vapa

1 Korrik, 2025 4:41 pm
Para
Zgjedhjet e 11 majit, PD depoziton kërkesën në KQZ për t’u regjistruar

Rinumërimi i votave në Tiranë e Fier/Berisha:PD mbështet kërkesat e kandidatëve që..

Librazhd/Tentoi të digjte me benzinë fqinjin pas një konflikti,arrestohet 32-vjeçari

Librazhd/Tentoi të digjte me benzinë fqinjin pas një konflikti,arrestohet 32-vjeçari

Kapet me kanabis e kokainë/ Sekuestrohen 57 doza drogë, arrestohet 17 vjeçari

Kapet me kanabis e kokainë/ Sekuestrohen 57 doza drogë, arrestohet 17 vjeçari

TE FUNDIT

Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan

Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik, 2025

Pasditen e sotme ka marrë flakë landfilli i mbetjeve në Elbasan,  në zonën e njohur si “landfilli” pranë Inceneratorit të Elbasanit, në...

Lexo më shumë

Sulm kibernetik ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare,dyshime për ndërhyrje ruse dhe…

Sulm kibernetik ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare,dyshime për ndërhyrje ruse dhe…
1 Korrik, 2025

Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN), e cila ndodhet në qendër të një vale të gjatë sulmesh politike nga fuqitë botërore si...

Lexo më shumë

Kush e shpiku ruletën ruse?

Kush e shpiku ruletën ruse?
1 Korrik, 2025

Jo ushtria ruse, siç besojnë shumë. Ruleta ruse është një shpikje letrare e shekullit të 19-të, e ringjallur në një...

Lexo më shumë

Trafikonin drogë nga Amerika Latine në Zvicër, shqiptarët drejtonin grupin

SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
1 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen penale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com