Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia iu refuzon vizitën në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë ministrave kosovarë

2021/11/27 at 1:50 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia iu refuzon vizitën në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë ministrave kosovarë

Autoritetet serbe iu kanë refuzua kërkesën për vizitë dyditore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që njihen ndryshe edhe si Lugina e Preshevës, katër ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Këtë fakt e ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se kërkesa për vizitë u refuzua “pa asnjë arsyetim pak para nisjes” së delegacionit të Qeverisë së Kosovës.

Presheva, Medvegja dhe Bujanoca janë komuna në jug të Serbisë të banuara me shumicë shqiptare dhe në vizitën dyditore, ishte planifikuar që të qëndronin ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ai i Financave, Hekuran Murati, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Nga Serbia, na refuzohet pa arsye kërkesa për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë në momentin para nisjes.

Duke filluar nga sot, bashkë me ministrat, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku, planifikonim të fillonim vizitën dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Vizita jonë, nga autoritetet në Beograd, u refuzua, pa asnjë arsyetim pak para nisjes së delegacionit tonë.

Në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel, ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 Nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në oren 07:13. Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye, për refuzimin.

Agjenda e aktivitetit të planifikuar, përfshinte vizitën, në datat 27 dhe 28 Nëntor, në të tre komunat e banuara me shqiptarë dhe takime me kryetarët e komunave, përfaqësuesit në parlament, në nivelin lokal dhe me krerët e subjekteve politike.

Refuzimi i kërkesës është pengim i hapur për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”,-shkruan ministri kosovar./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Rusia: Takimi Trump-Putin i panevojshëm për momentin

2 Nëntor, 2025 2:33 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Nigerinë: Do të ndërhyjmë, ndaloni mzorinë ndaj të krishterëve

2 Nëntor, 2025 2:02 pm
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025 1:42 pm
Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
Aktualitet

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

2 Nëntor, 2025 1:12 pm
Para
U la në burg, Tushe apelon vendimin, avokatët: S’ka prova që e implikojnë

I arrestuar nga SPAK, Fatos Tushe ankimon shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut

Mësuesi pedofil u rikthye të jap mësim, Kushi: E pafalshme, e larguam nga puna

Mësuesi pedofil u rikthye të jap mësim, Kushi: E pafalshme, e larguam nga puna

Situata drejt përmirësimit, vetëm 8 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Kosova regjistron vetëm 9 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

TE FUNDIT

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
2 Nëntor, 2025

Në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa shqiptare dhe...

Lexo më shumë

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
2 Nëntor, 2025

Një 20-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga Policia e Tiranës, sepse mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit...

Lexo më shumë

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
2 Nëntor, 2025

Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titull në kampionatin kroat, duke mposhtur Rijekën me rezultatin 2-1...

Lexo më shumë

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
2 Nëntor, 2025

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, thotë se Hamasi ka vazhduar të sekuestrojë ndihmën humanitare të destinuar për civilët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com