Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

2025/06/08 at 9:53 AM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

Mediat serbe kanë dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë gjatë sfidës së mbrëmshme, 7 qershor, Shqipëri-Serbi. Në disa tituj të tyre gjen edhe fraza të ekzagjeruara, ku thuhet se huliganët shqiptarë goditën lojtarët serbë në kokë disa herë, pasuar me ndërprerjen e ndeshjes. Gjithë atmosferën në Tiranë nuk hezitojnë ta quajnë “terror”, “skandaloze” apo “ferr”.


Në artikujt e tyre për këtë sfidë shumë të diskutuar, veçojnë momentin e penalltisë si më të rëndësishmin në favorin e tyre. Portierin serb, Đorđe Petrović, e quajnë heroin e kësaj përballjeje.

“Terror në Tiranë! SHQIPTARËT NUK NDALEN ME SKANDALET! Huliganët shënjestrojnë përsëri futbollistët tanë. Gjyqtari NUK E NDAL NDESHJEN!”, është një nga titujt “pompozë”.

“Kombëtarja serbe e futbollit 0:0 kundër Shqipërisë në transfertë. Edhe pse publiku në vendin tonë priste tre pikë, në fund një njeri është përgjegjës për fitoren e “shqiponjave” dhe emri i tij është Đorđe Petrović”, shkruan blic.rs.

“Ndeshja u shënua nga sjellja e tmerrshme e huliganëve shqiptarë të cilët ndërprenë duelin pesë herë duke i goditur lojtarët e Serbisë me sende në kokë”, shkruhet në artikullin e kurir.rs.

“Serbia luajti pa gola në Tiranë në atmosferën e zjarrtë të stadiumit “Air Albania” në një ndeshje që u ndërpre shkurtimisht tre herë për shkak të të shtënave të lojtarëve mysafirë nga tribunat”, shkruan një tjetër media serbe.

“Ndeshja u luajt në kushte të vështira, për shkak të sjelljes së pakuptueshme të tifozëve shqiptarë, të cilët goditën tre futbollistë serbë në kokë me sende të ndryshme‘, raporton një tjetër.

“Kombëtarja serbe e kontrolloi ndeshjen në pjesën më të madhe dhe kishte më shumë posedim të topit, por pati vetëm një shans premtues, kur portieri shqiptar bëri një pritje të shkëlqyer të gjuajtjes së Aleksandar Mitrović. E vetmja pikë e ndritshme vazhdimisht për ekipin e Dragan Stojkoviç ishte portieri, i cili është përgjegjës për të siguruar që Serbia të mos largohet nga Tirana pa pikë”, shkruan sportal.blic.rs.

Shqipëri-Serbi u luajt në stadiumin “Air Albania” dhe pavarësisht rasteve të Kombëtares tonë, përfundoi pa asnjë gol.

Sfida e radhës për Shqipërinë është në transfertë ndaj Letonisë, ndeshje e cila po ashtu do të transmetohet në Tv Klan. /tvklan.al



Ju sugjerojmë

Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave
Bota

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave

22 Tetor, 2025 5:08 pm
SHBA presion Viktor Orban/ Hungaria, i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë
Bota

Orban: Hungaria vijon përgatitjet për takimin Trump-Putin

22 Tetor, 2025 4:44 pm
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë

22 Tetor, 2025 4:33 pm
I zhdukur prej një viti, SPAK kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt
Aktualitet

Babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

22 Tetor, 2025 3:40 pm
Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë
Bota

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë

22 Tetor, 2025 3:26 pm
OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata
Bota

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata

22 Tetor, 2025 2:29 pm
Para
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd
















TE FUNDIT

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
22 Tetor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin mbikëqyri ditën e sotme një stërvitje të gjerë të forcave strategjike bërthamore të vendit, që përfshiu...

Lexo më shumë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
22 Tetor, 2025

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Elisa Spiropali ka mbërritur ditën e sotme në Izrael në përgjigje të...

Lexo më shumë

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
22 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu britanik, Sir Keir Starmer në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit, që...

Lexo më shumë

Rekord negativ historik për Serinë A

Rekord negativ historik për Serinë A
22 Tetor, 2025

Seria A ka shënuar një rekord negativ në javën e 7 të saj. Në 10 ndeshjet e kësaj jave u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com