Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia dhe Hungaria nënshkruajnë deklaratë të përbashkët politike dhe gjashtë marrëveshje

2024/11/14 at 5:24 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia dhe Hungaria nënshkruajnë deklaratë të përbashkët politike dhe gjashtë marrëveshje

Serbia dhe Hungaria i kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët politike dhe gjashtë marrëveshje, pas një mbledhjeje të Këshillit për Bashkëpunim Strategjik mes dy vendeve të enjten në Budapest.

Ky ishte takimi i dytë i Këshillit për Bashkëpunim Strategjik të Serbisë dhe Hungarisë, pas të cilit presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, nënshkruan deklaratën e përbashkët politike.

Orban tha se Serbia dhe Hungaria janë të lidhura me marrëdhënie miqësore dhe se ato e shohin një shans të ri në “realitetin e ri” në botë, që është hapur pasi Donald Trumpi i fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.

“Tani kemi një situatë të re në botë. Ne e quajmë këtë realitet të ri të shkaktuar nga rezultati i zgjedhjeve amerikane. Tani forcat e reja që janë shtypur deri më tani do të jenë të suksesshme”, tha Orban.

Ndërkohë, ministrat serbë dhe hungarezë i nënshkruan gjashtë marrëveshje në prani të Vuçiqit dhe Orbanit. Në mesin e tyre edhe Marrëveshja për Asistencë Juridike Ndërkombëtare në Çështjet Civile dhe Programi i Bashkëpunimit në fushën e kulturës për periudhën 2024-2027.

Para takimit të Këshillit për Bashkëpunim Strategjik, Vuçiq u prit në Budapest nga kryeministri Orban në një takim dypalësh.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pritur në një takim në Budapest të enjten nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, në prag të një seance të Këshillit Strategjik për Bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

Vuçiq shkroi në llogarinë e vet në Instagram se Orbani dhe Qeverinë e tij “nuk janë vetëm partnerë strategjikë e politikë të Serbisë, por edhe miq të sinqertë”.

Zyra e Vuçiqit ka bërë të ditur se në seancën e Këshillit do të marrin pjesë edhe anëtarë të qeverive, të cilët pas seancës do të nënshkruajnë një sërë dokumentesh dypalëshe.

Kjo është seanca e dytë e Këshillit Strategjik për Bashkëpunim ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

E para u mbajt në qershor të vitit 2023 në Paliq, kur u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi, si dhe një marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni nafte që do ta lidhë rafinerinë e Novi Sadit me Hungarinë.

Siç është paralajmëruar, ky tubacion duhet të ndërtohet deri në vitin 2027.

Serbia dhe Hungaria bashkëpunojnë edhe në çështjen e gazit. Në korrik 2023, ata nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një kompanie të përbashkët tregtare të gazit.

Për shkak të mungesës së kapaciteteve të veta, Serbia ka marrë me qira edhe depo gazi nga Hungaria.

Vuçiqi dhe Orbani kanë theksuar vazhdimisht se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Hungarisë janë në një “nivel të lartë dhe historik”, dhe Orban është ithtari kryesor i hyrjes së shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën kohë, Serbia dhe Hungaria ruajnë marrëdhëniet e tyre edhe me Pekinin dhe Moskën, duke shkaktuar pakënaqësi në Bashkimin Evropian./REL

Ju sugjerojmë

Kreu 3 vjedhje brenda një jave, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

Kreu 3 vjedhje brenda një jave, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

30 Maj, 2025 3:43 pm
Koncerti “Keinemusic” në Tiranë, Ristani: Një nga eventet më të mëdha të vitit
Aktualitet

Koncerti “Keinemusic” në Tiranë, Ristani: Një nga eventet më të mëdha të vitit

30 Maj, 2025 3:27 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Kryen veprime të turpshme me 12-vjeçaren, nis hetimi për dy adoleshentët

30 Maj, 2025 3:11 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Përndoqi 24 vjeçaren dhe dogji kabinën elektrike të një pallati, arrestohet i riu

30 Maj, 2025 2:52 pm
Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in
Aktualitet

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë trafikantët

30 Maj, 2025 2:46 pm
Ngrohja globale rrafshoi fshatin në Zvicër, detajet që japin ekspertët
Bota

Ngrohja globale rrafshoi fshatin në Zvicër, detajet që japin ekspertët

30 Maj, 2025 2:31 pm
Akuzat e Rusisë se furnizoi Ukrainën me armë, Serbia: Do t’i hetojmë
Rajoni

Akuzat e Rusisë se furnizoi Ukrainën me armë, Serbia: Do t’i hetojmë

30 Maj, 2025 2:25 pm
Bulqizë/ Incident në një minierë, plagoset një 40-vjeçar
Aktualitet

Bulqizë/ Incident në një minierë, plagoset një 40-vjeçar

30 Maj, 2025 2:21 pm
Zyrtare/ Allegri rikthehet tek Milani, Igli Tare mbyll bisedimet në kohë rekord
Sport

Zyrtare/ Allegri rikthehet tek Milani, Igli Tare mbyll bisedimet në kohë rekord

30 Maj, 2025 2:03 pm
Rritet hapësira publike në plazhe
Aktualitet

Rritet hapësira publike në plazhe

30 Maj, 2025 2:02 pm
Para
Izraeli kryen sulme ajrore në Damask, raportohet për 15 të vrarë

Izraeli kryen sulme ajrore në Damask, raportohet për 15 të vrarë

Pse na vjen gjumë kur është koha me shi?

Pse na vjen gjumë kur është koha me shi?

Diabeti, afro 100 mijë të prekur në Shqipëri

Diabeti, afro 100 mijë të prekur në Shqipëri

TE FUNDIT

Kreu 3 vjedhje brenda një jave, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

Kreu 3 vjedhje brenda një jave, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
30 Maj, 2025

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, pasi vodhi 3 herë, pajisje elektronike dhe sende me vlerë, gjatë...

Lexo më shumë

Koncerti “Keinemusic” në Tiranë, Ristani: Një nga eventet më të mëdha të vitit

Koncerti “Keinemusic” në Tiranë, Ristani: Një nga eventet më të mëdha të vitit
30 Maj, 2025

Ditën e neserme, kryeqyteti do të ndizet nga grupi gjerman Keinemusic, një event ky i madh muzikor dhe artistik në...

Lexo më shumë

Kryen veprime të turpshme me 12-vjeçaren, nis hetimi për dy adoleshentët

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
30 Maj, 2025

Një 12-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga dy adoleshentë në Elbasan. Sipas uniformave blu dyshohet se dy 14-vjeçarët kanë kryer veprime...

Lexo më shumë

Përndoqi 24 vjeçaren dhe dogji kabinën elektrike të një pallati, arrestohet i riu

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
30 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28 vjeçar i cili ka përndjekur deri në pallatin e saj një 24 vjeçare....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com