Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia arreston ish-ushtarin e UÇK-së

2024/10/12 at 5:28 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia arreston ish-ushtarin e UÇK-së

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka thënë se në pikëkalimin kufitar mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, është arrestuar një person me inicialet M.I., nën dyshimet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile, në qershor të vitit 1999 në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme serbe, Daçiç ka pretenduar se i ndaluari, së bashku me disa anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka kryer krime lufte përmes përdorimit të forcës fizike, armëve dhe kërcënimeve ndaj banorëve të nacionalitetit serb, të cilët, sipas tij, janë dërguar më pas nëpër burgje të improvizuar dhe janë maltretuar.

Me urdhër të Zyrës së Prokurorit, është thënë se i ndaluari do të jetë për 48 orë në mbajtje.

Daçiç ka thënë se për shkak të hetimeve që po kryhen, nuk mund të japë më shumë hollësi.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, për të kuptuar nëse bëhet fjalë për ndonjë shtetas të Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje.

Në të kaluarën janë arrestuar disa herë shtetas të Kosovës, nën pretendime të tilla.

Autoritetet e Kosovës i konsiderojnë këto ndalime si arbitrare dhe të padrejta dhe kërkojnë ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre.

Serbia, në strategjinë e vet kombëtare 2021-2026 për ndjekje të krimeve të luftës, pretendon se ka juridiksion për të vënë drejtësi për krimet e kryera gjatë konflikteve të armatosura në vitet ’90.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur thuajse fare./REL

Ju sugjerojmë

Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Makina përplas këmbësorin teksa po kalonte trafikndarësen në rrugën Kukës-Milot

31 Maj, 2025 11:19 am
Aksion anti-opozitar në Turqi, 47 urdhër-arreste ndaj zyrtarëve të opozitës
Bota

Aksion anti-opozitar në Turqi, 47 urdhër-arreste ndaj zyrtarëve të opozitës

31 Maj, 2025 11:14 am
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Ngjarja në Durrës, në momentin e plagosjes 36-vjeçari po udhëtonte me dy të mitur

31 Maj, 2025 11:13 am
Gjermania shpreson për një marrëveshje në BE për azilkërkuesit e refuzuar
Bota

Gjermania shpreson për një marrëveshje në BE për azilkërkuesit e refuzuar

31 Maj, 2025 10:47 am
Fabio Capello: Igli Tare i duhuri për Milanin, ndikoi në rikthimin e Allegrit
Sport

Fabio Capello: Igli Tare i duhuri për Milanin, ndikoi në rikthimin e Allegrit

31 Maj, 2025 10:46 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

AMP arreston 2 policë dhe pezullon nga detyra 1 tjetër, akuzat

31 Maj, 2025 10:43 am
Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA
Bota

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

31 Maj, 2025 10:29 am
Izraeli bombardon Sirinë perëndimore: Goditëm depo me raketa
Bota

Izraeli bombardon Sirinë perëndimore: Goditëm depo me raketa

31 Maj, 2025 10:27 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Mbanin armë në banesë/ Arrestohet i riu, në kërkim babai

31 Maj, 2025 10:23 am
Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën
Bota

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

31 Maj, 2025 10:20 am
Para
Shqipëria U-17 mposhtet me rezultatin 5-0 nga Holanda

Shqipëria U-17 mposhtet me rezultatin 5-0 nga Holanda

VIDEO/ Qëllohet me thikë një person në Tiranë

VIDEO/ Qëllohet me thikë një person në Tiranë

EMRAT/ Ishin duke konsumuar alkool në një lokal, si ndodhi plagosja me thikë në Tiranë

EMRAT/ Ishin duke konsumuar alkool në një lokal, si ndodhi plagosja me thikë në Tiranë

TE FUNDIT

Makina përplas këmbësorin teksa po kalonte trafikndarësen në rrugën Kukës-Milot

Helmohen disa banorë në Bulqizë
31 Maj, 2025

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur ura e “Drinit  të Zi”, në autostradën Kukës -Milot....

Lexo më shumë

Aksion anti-opozitar në Turqi, 47 urdhër-arreste ndaj zyrtarëve të opozitës

Aksion anti-opozitar në Turqi, 47 urdhër-arreste ndaj zyrtarëve të opozitës
31 Maj, 2025

Autoritetet turke kanë kryer raundin e pestë të arrestimeve që nga mëngjesi i sotëm, si pjesë e masave të ashpra...

Lexo më shumë

Ngjarja në Durrës, në momentin e plagosjes 36-vjeçari po udhëtonte me dy të mitur

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
31 Maj, 2025

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 36-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në...

Lexo më shumë

Gjermania shpreson për një marrëveshje në BE për azilkërkuesit e refuzuar

Gjermania shpreson për një marrëveshje në BE për azilkërkuesit e refuzuar
31 Maj, 2025

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, shpreson që Bashkimi Europian të arrijë një marrëveshje të përbashkët për të dërguar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com