Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar paraditen e sotme në jugperëndim të Valjevës, në afërsi të digës së Rovnit në Serbi.
Mësohet se një autobus ka dalë nga rruga duke lënë të vdekur një grua dhe 16 të tjerë, pasagjerë në mjet të plagosur.
Mediat e huaja shkruajnë se tre pasagjerë janë në gjendje kritike për jetën.
Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur teksa, shoferi i minibusit ka dalë nga automjeti për të pyetur rojën e digës për kalimin e digës Stubo-Rovni, pa fikur frenat e dorës. Për pasojë minibusi ka dalë nga rruga duke shkatërruar barrierat anësore dhe duke përfunduar 50 metra në greminë.
Siç raportohet në mediat e huaja, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe zjarrfikëset, të cilat po bëjnë të mundur nxjerrjen e të lënduarve nga gremina./Opinion.al