Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbi, mbërrijnë një milionë doza të vaksinës kineze

2021/01/16 at 4:26 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbi, mbërrijnë një milionë doza të vaksinës kineze

Një aeroplan me një milion doza të vaksinës kundër koronavirusit, Sinopharm, ka arritur të shtunën në Serbi, duke e bërë shtetin e parë evropian që pranon vaksinën kineze për koronavirus.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka dalë në aeroport së bashku me ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo për të pritur avionin që sillte vaksinat.

“Dua ta falënderoj presidentin (e Kinës) Xi Jinping dhe udhëheqësinë kineze për dërgimin e një milion dozave të vaksinës”, tha Vuçiç, i cili ka ndihmuar në krijimin e lidhjeve më të ngushta me Kinën në vitet e fundit.

Ai tha se rregullatori i barnave në Serbi, pritet që në ditët në vijim të miratojë për përdorin vaksinën e Sinopharm, duke lejuar që administrimi i kësaj vaksine të nisë brenda javës.

Mbi 20,000 qytetarë serbë deri më tani janë vaksinuar kundër koronavirusit, që prej se fushata e vaksinimit nisi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Në Serbi, fillimisht janë vaksinuar më të moshuarit që jetojnë në shtëpi të pleqve dhe punëtorët shëndetësorë.

Serbia po përdor për vaksinim vaksinat e krijuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, por edhe vaksinën ruse Sputnik-V.

Vuçiç tha se Serbia pritet të pranojë javën e ardshme edhe 250,000 doza të vaksinës Sputnik-V dhe 20,000 doza të tjera të vaksinës së Pfizerit. Ai po ashtu tha se në muajin qershor, do të marrin edhe doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca dhe të Modernas.

Qytetarët serbë do të mund të zgjedhin vaksinën kundër koronavirusit

Shteti fqinj, Hungaria pret që rregullatori shtetëror i barnave, të miratojë për përdorim vaksinën e Sinopharm, në mënyrë që të nisë edhe administrimi i saj, pasi Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër për të negociuar për furnizim me Sinopharm.

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor, vaksinimi kundër koronavirusit ka nisur vetëm në Serbi dhe Shqipëri.

Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ende nuk kanë marrë furnizimet me vaksina. Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se kanë siguruar mbi 500,000 doza të vaksinës së Pfizerit dhe 600,000 nga Austria dhe të njëjtat pritet të arrijnë në muajin shkurt, kur dhe pritet të nisë fushata e vaksinimit.

Kosova po ashtu pret që të sigurojë vaksina për 20 për qind të popullatës nga programi COVAX i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky program ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ndërkaq, Kina ka miratuar për përdorim vaksinën e Sinopharm në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dhe kjo është vaksina e saj e parë e miratuar kundër koronavirusit. Autoritetet kineze nuk kanë publikuar të dhëna të detajuara mbi efikasitetin e kësaj vaksine, por kanë thënë se në bazë të të dhënave që posedojnë, kjo vaksinë ofron 79.34 për qind mbrojtje ndaj COVID-19./REL

Etiketa: KINEZEserbiaVaksina

Ju sugjerojmë

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
Bota

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

30 Janar, 2026 10:24 pm
Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Bota

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

30 Janar, 2026 9:19 pm
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
Bota

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

30 Janar, 2026 7:08 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

30 Janar, 2026 7:02 pm
SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
Aktualitet

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

30 Janar, 2026 6:26 pm
Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Bota

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

30 Janar, 2026 6:08 pm
Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Para
Kuvendi miraton në parim projekt-buxhetin për 2021

Ish-deputeti i Beratit largohet nga LSI drejt PS, i dyti pas Nasip Naços

COVID-19 në Shqipëri/ 553 raste të reja, 9 viktima

Covid në Shqipëri/ 581 raste të reja, 5 viktima  

Maskat me detyrim/ Basha: 1 në 3 shqiptarë s’ka para ta blejë

Nota nga Ambasada Franceze, Basha për Ramën: Tirja i qeverisë sulmon BE

TE FUNDIT

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
30 Janar, 2026

Sipas dosjeve të reja që u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Jeffrey Epstein ka dërguar transferime bankare që...

Lexo më shumë

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
30 Janar, 2026

Qeveria spanjolle ka hedhur një hap të rrallë me nisjen e një procedurë të jashtëzakonshme që u mundëson shumë emigrantëve,...

Lexo më shumë

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
30 Janar, 2026

“Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
30 Janar, 2026

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar publikimin e dosjeve të reja mbi Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com