Sport

Serbët të izoluar në Shqipëri, bojkotojnë stërvitjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:55 - 07/10/15 |
b.f

TIRANË- Skuadra serbe nuk do të stervitet nesër përpara ndeshjes me Shqipërinë. Serbia do të jetë tërësisht e izoluar në Shqipëri. Kështu shkruan Sport News, duke iu referuar burimeve të sigurta nga federata serbe.

Sipas “Sport News”, ekipi serb do të evitojnë madje dhe stërvitjen e zakonshme përpara sfidës, duke mënjanuar jo vetëm “Elbasan Arenën” por dhe “Qemal Stafën”.

Kombëtarja serbe mbërrin në Rinas rreth orës 18:00 të ditës së sotme me një autobus të vënë në dispozicion nga federada. Nën masa të forta sigurie do të shoqërohet më pas për në Sheraton aty ku do të qendroje deri paraditen e së premtes. Rrugët do të jenë të bllokuara gjatë kohës që kryhet transportimi i kombëtares serbe.

Po sot në 19:30 kanë programuar konferencën për mediat, por jo në Hotelin ku do të qëndrojnë por në Hotel Rogner. Stafi teknik dhe lojtarët që do të dalin përpara mediave do të shoqërohen nga një makinë e posaçme dhe forca të shumta të sigurisë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas