Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Serbët të bashkohën në një shtet”, përplasje në Serbi për deklaratën e Vulin

2022/07/12 at 5:16 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Serbët të bashkohën në një shtet”, përplasje në Serbi për deklaratën e Vulin

Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Zorana Mihajlloviç, tha se deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, se për stabilitetin e Ballkanit duhet që të gjithë serbët të jetojnë në një shtet, nuk është qëndrim zyrtar i Qeverisë së Serbisë.

Duke iu përgjigjur kërkesës së gazetarëve për të komentuar deklaratën e Vulinit, Mihajlloviç tha: “Nuk mund të ikim nga e kaluara, por duhet të bashkëpunojmë për hir të brezave që vijnë pas nesh”.

“Ajo deklaratë nuk është politikë zyrtare e Qeverisë së Serbisë, pa marrë parasysh se Qeveria është me mandat teknik. Si qytetar, ai ka të drejtë t’i shprehë të gjitha dëshirat e tij, aspiratat dhe ëndrrat, por një gjë e tillë nuk është qëndrim zyrtar i Qeverisë së Serbisë”, u tha Mihajlloviç gazetarëve në Sarajevë, ku edhe mori pjesë në një forum për energjinë.

Mihajlloviç tha se politikanët duhet të punojnë në projekte të përbashkëta, të cilat do të përmirësojnë ekonominë, e jo të merren me të kaluarën.

“Është koha të gjejmë mënyra të përbashkëta për bashkëpunim dhe të gjejmë interesin më të vogël të përbashkët, e ai është ekonomia dhe energjetika”, tha Mihajlloviç.

Vulin, në një intervistë për gazetën serbe, Politika, më 10 korrik, ka thënë se “mënyra e vetme që Ballkani të mbetet stabil, është që serbët të jetojnë në një shtet”.

“Të gjitha konfliktet në Ballkan fillojnë me diskriminim e serbëve. Aty ku i respektojnë të drejtat e serbëve, nuk kanë problem me ‘botën serbe’”, ka thënë Vulin.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi, e cila ka thënë se ajo nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit apo aspiratat evropiane të Serbisë.

“Marrëveshja për Paqe e Dejtonit ruan paqen dhe stabilitetin. Të gjitha qeveritë dhe presidentët e Serbisë e kanë mbështetur deri më tani. Komentet e ministrit të Punëve të Brendshme për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe bien ndesh me integrimin e Serbisë në strukturat evropiane”, ka shkruar Ambasada amerikane në Twitter, më 11 korrik.

Marrëveshja e Dejtonit është nënshkruar zyrtarisht më 14 dhjetor të vitit 1995 në Paris. Marrëveshja është nënshkruar nga udhëheqësit e atëhershëm: Alija Izetbegoviq i Bosnje e Hercegovinës, Franjo Tugjman i Kroacisë dhe Sllobodan Mihajlloviç i Jugosllavisë.

Kjo nuk është hera e parë që Vulin përdor termin “botë serbe”.

“Vuçiç duhet të krijojë ‘botën serbe’. Beogradi duhet t’i mbledhë të gjithë serbët brenda dhe rreth vetes, ndërsa presidenti i Serbisë është president i të gjithë serbëve”, ka thënë Vulin më 26 shtator të vitit 2020.

Edhe më 18 korrik të vitit 2021, Vulin ka thënë se “detyrë e gjeneratës aktuale të politikanëve në Serbi është që të krijojë ‘botën serbe’ dhe t’i bashkojë serbët kudo që jetojnë”.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Vritet udhëheqësi i katërt kryesor i ISIS

Vritet udhëheqësi i katërt kryesor i ISIS

Inceneratorët/ Manja: Diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, s’ka faj i shkreti

Inceneratorët/ Manja: Diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, s'ka faj i shkreti

Greqi/ 3-vjeçari shqiptar mbytet në pishinë, babai po punonte pranë banesës

Greqi/ 3-vjeçari shqiptar mbytet në pishinë, babai po punonte pranë banesës

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com