Senatorja e opozitës në Bolivi, Jeanine Áñez e ka deklaruar veten presidente të përkohshme të vendit pas dorëheqjes së Evo Morales.
Ligjvënësit nga partia e Morales bojkotuan seancën, që do të thotë se nuk kishte kuorum për emërimin.
Por zonja Áñez tha që ajo ishte në përputhje me kushtetutën dhe u zotua të mbajë zgjedhje së shpejti.
Zonja Áñez mori kontrollin e përkohshëm në Senat të martën, duke u vendosur në radhë për presidencën. Ish-nënkryetarja e Senatit mori postin pas një seri dorëheqjesh.
Seanca parlamentare për ta emëruar atë u bojkotua nga ligjvënësit e partisë së majtë të Lëvizjes për Socializëm të Morales, të cilët thanë se ishte jolegjitime.
Morales dënoi emërimin, duke përshkruar zonjën Áñez si “një senatore e krahut të djathtë që organizoi grushtin e shtetit”.
Ish presidenti ka ikur në Meksikë, duke thënë se ai kërkoi azil atje sepse jeta e tij ishte në rrezik.
Ai dha dorëheqjen të dielën pas disa javë protestash mbi një rezultat të diskutueshëm të zgjedhjeve presidenciale. /Opinion.al