Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Senatori amerikan: “Ky do jetë viti që do i fusim Rusisë shkelmin në…”

2017/02/20 at 10:29 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Senatori amerikan: “Ky do jetë viti që do i fusim Rusisë shkelmin në…”

Ashton Carter, U.S. President Barack Obama's nominee to be secretary of defense, testifies before a Senate Armed Services Committee confirmation hearing on Capitol Hill in Washington, February 4, 2015. REUTERS/Jonathan Ernst (UNITED STATES - Tags: POLITICS MILITARY) - RTR4O9D4

Senatori amerikan Graham foli me fjalë shumë të qarta në Konferencën e Sigurisë në Mynih – në veçanti ndaj Rusisë. Ndërsa presidenti amerikan shkakton një valë reagimesh me deklaratat e tij.


“Mikut tim rus Lavrov dua t’i them: Shpresoj se ju do të përballeni me pasojat”, deklaroi senatori republikan Lindsey Graham në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në drejtim të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov. “2017-ta do të jetë viti kur Kongresi do t’ia fusë Rusisë një shqelm në prapanicë.”

4EED9842-3EB3-4895-9AF7-1BCEC8021925_w1023_r1_s

 

Graham kërkon sanksione më të rrepta

Graham kërkon nga presidenti amerikan Donald Trump masa edhe më të ashpra ndaj Rusisë, ndonëse sulmet e hakerëve në të kaluarën nuk kanë qenë të drejtuara kundër Partisë së tij Republikane, por kundër demokratëve. Senatori paralajmëroi një kërkesë mbipartiake për sanksione të reja kundër Rusisë. “Qëllimi im është që këtë ta paraqes atë në tavolinën e Trumpit dhe shpresoj se ai si mbrojtës i rendit botëror demokratik do të bashkëpunojë me ne, për të dënuar Rusinë”, tha Graham.

Nëse Kremlini nuk dënohet, edhe në të ardhmen mund të ketë përzierje të ngjashme – këtë vit në Gjermani apo Francë. Republikani njihet si një prej kritikëve më të mëdhenj të Rusisë në Partinë Republikane.

 

Kremlini hedhë poshtë kritikat

Rusia ka filluar sulmet e hakerëve në kompjuterët e SHBA, ndër ta edhe të qendrës së partisë së demokratëve. Në këtë mënyrë janë përhapur informacione të cilat e kanë dëmtuar kandidaten demokrate Hillary Clinton gjatë fushatës dhe e kanë ndihmuar fitoren e Trumpit. Trumpi në të kaluarën është përpjekur që të ulë rëndësinë e pohimeve për influencën ruse në procesin zgjedhor. Ndërsa Lavrovi para gazetarëve në Mynih foli për një “opsesion të pakuptueshëm të perëndimit për një luftë kibernetike dhe spiunime në internet. Nuk ka kurrfarë dëshmie për përzierjen e Rusisë”, tha ministri i Jashtwmrus.

 

Senatorët kundër Trumpit

Disa senatorë amerikanë i kanë dënuar sulmet e Trumpit ndaj mediave. Graham tha se në Kongres ekziston një mbështetje e madhe për lirinë e shtypit, pavarësisht prejardhjen e kongresmenëve: “Ne do të mbështesin të gjitha mediat për të bërë punën e tyre të lirë”. Senatori ka hedhur poshtë kritikat e Trumpit se “mediat janë armik i popullit amerikan”. Mediat, sipas tij, mund të shkaktojnë ndonjëherë edhe zemërime, por ato nuk janë armik i popullit. “Në një shoqëri demokratike duhet të respektohet liria e shtypit.”

Senatori demokrat Chris Murphy dhe senatorja Jeanne Shaheen kanë kritikuar ashpër deklaratat e Trumpit. Murphy kritikoi Trumpin për një “sulm frontal ndaj lirisë së shtypit”. Ndërsa Shaheen theksoi se rreziku nuk vjen nga shtypi i lirë, por “nga kritikat e presidentit ndaj mediave.”

 

Trump trillon një sulm në Suedi

Trump e ka ashpërsuar së fundi retorikën kundër mediave. Gjatë paraqitjes në Floridë ai tha se disa media janë pjesë e një “sistemi të korruptuar”, që nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën. Paraqitja në Florida ka shkaktuar reagime shumë të ashpra. Trump ka sugjeruar se “Ne jemi këtu për të folur për të vërtetën, të vërtetën e plotë, dhe asgjë tjetër pos të vërtetës”, ai ka shkaktuar shqetësime të thella edhe me një deklaratë tjetër për Suedinë. “Shikoni se çfarë po ndodhë në Gjermani, shikoni se çfarë ka ndodhur dje në Suedi!” Më pas ai radhiti sulmet e fundit terroriste në Evropë.

Por në Suedi nuk ka pasur kurrfarë sulmi dje! Përdoruesit e Teiter dhe disa media e kanë përhapur pohimin e Trumpit dhe nën hashtag #LastNightInSweden, kanë filluar talljet me mesazhe: “Një dollap i Ikeas është ndërtuar gabimisht”, “Kam pirë një birrë, dhe ja futa gjumë”… Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt pyet presidentin Trump: “Suedia? Sulm terrorist? Çfarë ka pi ai?”/DW

Etiketa: donald trumpLindsey GrahamPutinrepublikanSENATORI


Ju sugjerojmë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Para
Video e dhunës/ Racizëm në kampionatin serb, bëjnë për të qarë futbollistin brazilian

Video e dhunës/ Racizëm në kampionatin serb, bëjnë për të qarë futbollistin brazilian

Emrat/ Sërish lëvizje brenda organit e akuzës, ja prokurorët që lëvizin

Lalla në Shkodër thirrje prokurorëve: Hetoni në Tatime e Dogana, mos i hani presionet e Vetingut

Foto/ Çifti i famshëm i Big Brother së shpejti do bëhen prindër: “Tani rrahin tre zemra..”

Foto/ Çifti i famshëm i Big Brother së shpejti do bëhen prindër: “Tani rrahin tre zemra..”
















TE FUNDIT

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
19 Shtator, 2025

Qeveria estoneze i ka kërkuar NATO-s, anëtare e së cilës është, të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të...

Lexo më shumë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
19 Shtator, 2025

Diego Simeone u bë protagonist për keq në humbjen e ekipit të tij, Atletico Madrid, në ndeshjen e Champions League...

Lexo më shumë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com