Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Senati vendos kundër thirrjes së dëshmitarëve në gjyqin ndaj Trump

2020/02/01 at 3:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Senati vendos kundër thirrjes së dëshmitarëve në gjyqin ndaj Trump

Senati me shumicë republikane hodhi poshtë të premten një propozim të demokratëve për të thirrur dëshmitarë të rinj në gjyqin që synon shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Të hënën do të mbahen argumentet përmbyllëse të gjyqit në Senat, që do të pasohen nga një votim të mërkurën, gjatë të cilit Presidenti Trump pritet të lirohet nga akuzat për abuzim me detyrën dhe pengim të hetimeve që po kryente Kongresi. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson sjell më shumë hollësi.


Demokratët u përpoqën, por dështuan. Ata kërkuan të thërrasin dëshmitarë të rinj, që do të mbështesnin argumentet e tyre lidhur me akuzat e ngritura ndaj Presidentit Trump për abuzim me pushtetin dhe pengim të përpjekjeve të Kongresit për të hetuar veprimet e tij.

“Ajo që ne po u kërkojmë të bëni në emër të popullit amerikan është e thjeshtë. Përdorni fuqinë tuaj të vetme për të zhvilluar një gjyq të drejtë. Merrni dokumentet që ata nuk pranuan t’ia japin Dhomës së Përfaqësuesve. Dëgjoni dëshmitarët që ata nuk i lejuan të flisnin para Dhomës së Përfaqësuesve, ashtu siç ka bërë ky organ ka bërë deri tani, në secilin gjyq për shkarkimin e një Presidenti. Ndihmoni amerikanët ta kuptojnë se ata meritojnë të vërtetën”, tha ligjvënësi demokrat Adam Schiff.

Kjo shtytje për dëshmitarë të rinj u përshpejtua në fillim të kësaj jave pas disa zbulimeve falë librit të ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton që pretendonte se zoti Trump personalisht i kishte thënë atij se ndihma amerikane për Ukrainën ishte e lidhur me hetimet ndaj rivalit politik Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter.

“John Bolton mund të vërtetojë pjesën tjetër të provave tona dhe të konfirmojë fajësinë e presidentit. Pra sot senatorë ju bëjmë thirrje që të lejoni këtë dëshmitar dhe dëshmitarët e tjerë kryesorë që kemi identifikuar, që të dëshmojnë në mënyrë që ju të keni të gjithë informacionin në dispozicion për të marrë këtë vendim të rëndësishëm”, tha ligjvënësja demokrat Val Demings.

Por avokatët e presidentit argumentuan se ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve duhet t’i kishin intervistuar dëshmitarët gjatë hetimve që kryen dhe jo gjatë gjyqit në Senat.

“Kjo nuk është mënyra se si ky organ duhet të lejojë që t’i paraqiten akuzat për shkarkim të Presidentit”, tha avokati Patrick Philbin.

Presidenti Trump i ka mohuar akuzat e zotit Bolton dhe ia ka dalë të ruajë besnikërinë e senatorëve republikanë, të cilët thonë se pezullimi i ndihmës për Ukrainën ishte i përkohshëm ndaj dhe nuk mund të përbëjë një shkelje që mund të çojë në shkarkimin e Presidentit.

“Ata i morën paratë. Nuk ka pasur asnjë hetim të ish-Nënpresidentit Biden dhe djalit të tij Hunter. Nuk mendoj se ky lloj veprimi, edhe pse i papërshtatshëm, trondit themelet e një demokracie”, tha senatori republikan Lindsay Graham.

Senatorët republikanë Mitt Romney dhe Susan Collins u bashkuan me demokratët në përpjekjen për thirrur dëshmitarë, por mbështetja e tyre nuk ishte mjaftueshme për të miratuar propozimin, që sipas sondazheve mbështetej nga shumica dërrmuese e amerikanëve.

“Presidenti mund të ketë fituar betejën, por në ditët në vazhdim, pasi të dalë e vërteta, do të humbasë luftën”, tha senatori demokrat Tom Carper.

Senati shtyu për javën tjetër votimin përfundimtar, në të cilin do të vendoset nëse Presidenti Trump do të lirohet nga akuzat apo do të shkarkohet nga detyra.

Senatorët pritet të mbajnë fjalimet e tyre përfundimtare për këtë çështje të hënën, në të njëjtën ditë kur mbahen zgjedhjet paraprake në Ajova, të parat për emërimin e kandidatëve presidenciale për zgjedhjet e nëntorit. Votimi përfundimtar është caktuar të mbahet të mërkurën, vetëm një ditë pas fjalimit të Presidentit Trump në Kongres mbi gjendjen e vendit./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
VIDEO/ E paprecedent, deputeti i ‘dhuron’ ministres të brendshme rozë

VIDEO/ E paprecedent, deputeti i ‘dhuron’ ministres të brendshme rozë

Video/ Bëhuni gati po vjen i ftohti polar

Video/ Bëhuni gati po vjen i ftohti polar

Rama debat me qytetarët në Durrës: Kush ka probleme me qeratë…

Rama debat me qytetarët në Durrës: Kush ka probleme me qeratë...
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com