Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sëmuret personeli, anulohen qindra fluturime në botë

2021/12/24 at 10:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sëmuret personeli, anulohen qindra fluturime në botë

Të paktën tri kompani ajrore kryesore botërore kanë raportuar anulimin e dhjetëra fluturimeve pasi sëmundjet e lidhura kryesisht me variantin Omicron të COVID-19 kanë ndikuar në uljen e numrit të personelit të ekuipazhit të fluturimeve në prag të sezonit të ngarkuar të udhëtimeve për festat e fundvitit.

Lufthansa me bazë në Gjermani tha të premten se po anulonte dhjetëra fluturime të gjata transatlantike gjatë periudhës së festave të Krishtlindjes për shkak të një “rritjeje masive” të pushimeve mjekësore në mesin e pilotëve.

Anulimet e fluturimeve për në Hjuston, Boston dhe Uashington të SHBA-së, pasojnë pavarësisht rritjes së numrit të stafit për këtë periudhë.

Lufthansa tha në një deklaratë se me gjithë përgatitjet, operimi i fluturimeve ishte i pamundur për shkak të numrit të madh të punonjësve që u paraqitën të sëmurë.

Në SHBA, Delta Air Lines dhe United Airlines thanë se janë të obliguara të anulojnë dhjetëra fluturime në prag të Krishtlindjes për mungesë stafi si pasojë prekjes nga sëmundje të lidhura me variantin Omicron.

“Rritja mbarëkombëtare e rasteve me Omicron këtë javë ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në ekuipazhet tona të fluturimit dhe njerëzit që drejtojnë operacionet tona”, tha United Airlines në një deklaratë për media.

“Si rezultat, për fat të keq na është dashur të anulojmë disa fluturime dhe po i njoftojmë klientët e prekur para se të vijnë në aeroport”, thuhet në njoftimin e United Airlines.

Kjo kompani tha se po anulonte mbi 100 fluturime dhe po punonte për të ricaktuar në pozitat ku ka mungesa sa më shumë njerëz që të ishte e mundur.

Delta tha se anuloi rreth 90 fluturime të premten për shkak të mundësisë së motit të keq dhe si pasojë e ndikimit të Omicronit pasi kishte “shteruar të gjitha opsionet dhe burimet – duke përfshirë ndryshimin e rrugës dhe zëvendësimin e avionëve dhe ekuipazheve për të mbuluar fluturimet e planifikuara”.

Anulimet e fluturimeve po ndodhin për shkak të shtimit të rasteve të punonjësve të prekur nga koronavirusi, të nxitura kryesisht nga varianti i ri Omicron.

Vende si Spanja dhe Britania e Madhe kanë reduktuar kohëzgjatjen e karantinave të COVID-19 për të lehtësuar mungesën e personelit duke i lejuar njerëzit të kthehen në punë më shpejt pasi janë testuar pozitivë ose janë ekspozuar ndaj virusit.

Etiketa: fluturimekompani

Ju sugjerojmë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve

15 Dhjetor, 2025 10:03 am
Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist
Bota

Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist

15 Dhjetor, 2025 9:58 am
Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët
Bota

Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët

15 Dhjetor, 2025 9:16 am
Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia
Bota

Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia

15 Dhjetor, 2025 9:12 am
Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë
Bota

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

15 Dhjetor, 2025 9:10 am
Dy automjete të djegura qëllimisht në Shkodër, autori 19-vjeçar i armatosur
Kronikë

Dy automjete të djegura qëllimisht në Shkodër, autori 19-vjeçar i armatosur

15 Dhjetor, 2025 8:45 am
Gjenden të vdekur regjisori Rob Reiner dhe gruaja e tij, dyshohet se djali i tij…
InstaBIZ

Gjenden të vdekur regjisori Rob Reiner dhe gruaja e tij, dyshohet se djali i tij…

15 Dhjetor, 2025 8:41 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi,15 dhjetor 2025

15 Dhjetor, 2025 8:38 am
Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
Bota

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

14 Dhjetor, 2025 11:02 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

14 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Para
“Lul Basha i pabesë”, Sali Berisha: Tha që s’do e vriste babain politik

Berisha: Ka një mandat arresti nga një shtet mik për Ahmetajn dhe Ëngjëll Agaçin

Berisha drejt Kuvendit:Ditë e jashtëzakonshme, Basha i pakallur, selia është e PD

Berisha: Basha të largohet më 5 janar, ose anëtarët do të futen në selinë e PD

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Horoskopi ditor, e shtunë 25 dhjetor 2021

TE FUNDIT

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve
15 Dhjetor, 2025

Dy shtetase kolumbiane janë arrestuar në Durrës, pasi ushtronin prostitucion në një apartament që kishin marrë qira në zonën e...

Lexo më shumë

Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist

Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist
15 Dhjetor, 2025

Australia është tronditur nga një sulm terrorist i përgjakshëm në plazhin Bondi të Sidneit, ku babai dhe djali i tij...

Lexo më shumë

Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët

Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët
15 Dhjetor, 2025

Ka shkuar në 15 numri i viktimave nga sulmi i armatosur në Bondi Beach në Sydnei të Australisë, ndërsa dhjetëra...

Lexo më shumë

Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia

Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia
15 Dhjetor, 2025

Shefja e re e shërbimit sekret britanik MI6, Blaise Metreweli, do të paralajmërojë se Rusia përbën një kërcënim “agresiv, ekspansionist...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com