Një person ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të cigares elektronike. Ngjarja ka ndodhur në SHBA duke shkaktuar kështu viktimën e dytë brenda një muaji nga i njejti shkak.
Personi u shtrua në një spital në Oregon dhe u diagnostikua me probleme në mushkëri pasi kishte provuar cigaren elektronike.
Viktima e parë nga cigarja elektronikë u shënua në Ilinois në muajin gusht.
Tashmë ekspertët kanë nisur hetimet për një sëmundje misterioze që shkaktohet nga cigarja elektronike e cila ka prekur më shumë se 200 persona në SHBA. Disa shtet gjithshtu kanë filluar ta bëjën atë të jashtëligjshme. /Opinion.al