Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Selimi në Hagë: Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia

2023/04/04 at 4:45 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Selimi në Hagë: Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia

Rexhep Selimi ka mohuar akuzat e Prokurorisë Speciale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.  Ai u shpreh se ndodhet përballë një aktakuze të pabazuar në fakte.


“Nuk kam të bëj me krimet e pretenduara. Jemi këtu përballë një aktakuze që ende vazhdojmë ta konsiderojmë të pabazuar mbi fakte dhe argumente”, tha Selimi.

Selimi theksoi në Hagë se luftën nuk e zgjodhën, por ajo ishte domosdoshmëri për mbijetesën si komb dhe shoqëri, pasi shtypja po vazhdonte kundër popullatës shqiptare në Kosovë.

“Lufta nuk është e mirë asnjëherë dhe për askënd. Ne luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë as si profesion e as si pasion. Ajo ishte domosdoshmëri për mbijetesën si komb dhe si shoqëri. Shtypja vazhdonte kundër popullatës shqiptare në Kosovë. Serbia kreu dhjetëra masakra pa kursyer fëmijë, gra dhe pleq”, tha Selimi.

Gjatë fjalës së tij, Selimi theksoi se nuk ka frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia.

“Pas themelimit të kësaj gjykate jo rrallë herë jam pyetur se a kisha frikë nga drejtësia. Gjithmonë kam thënë dhe sot e përsëris. Unë nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Pavarësisht kësaj unë qëndroj sot përpara jush me besimin e plotë se në fund të këtij procesi do të vendosni në favor të pafajësisë sime. Siç u tha më herët më duhet të theksoj e të them se dallimet dhe opinionet në politikën mes nesh sidomos në kohë specifike me ndikime të thella politike nuk duhet dhe nuk mund të përdoren si fakte juridike kundër askujt dhe po ashtu kundër ne të bashkëakuzuarve. Në këto çaste që po flasim e po na shohin bashkëkombasit tanë, kam besim se të gjithë së bashku do të nxjerrim të vërtetën dhe unë bashkë me bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi në vendin tonë të lirë për të cilin luftuam dhe punuam gjatë gjithë jetës sonë”, tha Selimi.

Ndër të tjera ai rrëfeu edhe një episod të dhimbshëm nga adoleshenca, se si shokët e klasës së tij helmoheshin nga forcat serbe.

“Unë siç thashë më lart isha në moshën e adoleshencë kur vijoja arsimet në shkollën e mesme, “Luigj Gurakuqi”. Serbia dhunshëm ia ndërroi emrin shkollës sonë dhe dhunshëm ia hodhi bustin në lumë. Atë vit filluan të helmonin nxënësit e klasës sime. I shihja moshatarët e mi duke vuajtur dhe duke nxjerrë shkumë nga goja nga helmimet misterioze që bënte Serbia”, u shpreh Selimi.

Përballë këtyre fakteve, Selimi tha se zgjodhi t’i bashkohej një familje të madhe, asaj Jashari. Ai rrëfeu se në ditën e sulmit ndaj kësaj familjeje ai nuk ndodhej aty, pasi nëse do të ishte do të kishte fatin e të gjithë të tjerëve që ranë heroikisht nga familja Jashari.

“Në vend që t’i bashkohesha familjarëve të mi në mërgim, unë iu bashkova një familje akoma më të madhe. Iu bashkova familjes Jashari në Prekaz. Në ëndrrat e mira të rinisë lashë studimet e letërsisë dhe u bëra pjesë e UÇK. UÇK në atë kohë e kishte emrin ushtri, por nuk numëronte shumë njerëz. Emrin dhe vullnetin e kishim shumë të madh, por njerëz dhe armë kishim shumë pak. Të ishe pjesë e UÇK-së donte të thoshe të ishe armik i Rusisë.

Isha i kërkuar dhe më kërkonin për të më arrestuar ose për të më vrarë. Ndaj meje u publikua një aktakuzë. Nuk mund të qëndroja më në shtëpinë time dhe u detyrova që bashkë me dajën tim më 10 Tetor 1996 të largoheshim nga shtëpitë tona. Prej asaj kohe kryesisht qëndroja me familjen Jashari dhe jo vetëm. Aty qëndroja me Ademin, Shabanin, Hamzën. Aty qëndroja me fëmijët e asaj familje. Këta fëmijë u vranë të gjithë më pas nga një sulm i policisë serbe. Në ditën e sulmit unë nuk ndodhesha aty prandaj edhe jam gjallë, përndryshe edhe unë do ta kisha fatin e atyre që ranë aty në ato tre ditë që siç njihen, tre ditët e epopesë së UÇK”, tha Selimi.

 

Etiketa: hageSelimi


Ju sugjerojmë

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
Bota

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

30 Dhjetor, 2025 10:41 pm
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

30 Dhjetor, 2025 2:43 pm
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Bota

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 Dhjetor, 2025 2:41 pm
Para
Përfundon dita e dytë e gjykimit, nesër hap seancën ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit

Përfundon dita e dytë e gjykimit, nesër hap seancën ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit

Trump nuk kundërshton publikimin e urdhrit për bastisjet në shtëpinë e tij

Del sot para gjykatës, Trump: Gjyq kangurësh. Gjyqtarët, partizanë që më urrejnë

Maqedonia e Veriut nis punimet për ndërtimin e Korridorit 8

Maqedonia e Veriut nis punimet për ndërtimin e Korridorit 8
















TE FUNDIT

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
30 Dhjetor, 2025

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të...

Lexo më shumë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
30 Dhjetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien...

Lexo më shumë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh...

Lexo më shumë

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
30 Dhjetor, 2025

Rusia publikoi një video të asaj që e quajti vendosje të sistemit të saj të raketave hipersonike Oreshnik me kapacitet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com