Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Selenicë/Një përjetim i fortë në shtëpinë e tragjedisë, gazetarja publikon fotot e viktimave 

2018/09/03 at 4:48 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Selenicë/Një përjetim i fortë në shtëpinë e tragjedisë, gazetarja publikon fotot e viktimave 

Tragjedia e Selenicës, ku 8 persona të së njëjtës familje u vranë nga i afërmi i tyre vijon të lërë gjurmë në kujtesën e shqiptarëve, që në fakt përcollën një nga krimet më të rënda sociale.


Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka udhëtuar sërish drejt Selenicës ku ka takuar të mbeturit gjallë nga kjo tragjedi, ndërsa për të parën herë publikon edhe fotot e viktimave.

Përmes një postimi në Fb, Hoxha sjell një përjetim të fortë emocional, të cilin e ndan me miqtë e saj.

Postimi i plotë

E shtune. Kam vendosur te pi kafen e mortit ne familjen Zykaj. Dhe nuk diskutohet me tej. Tragjedia me eshte rrotulluar gjate ne mendje. Dua “te njoh” 8 te vraret. Dua tu shtrengoj doren te gjalleve te mbetur. Packa se e veshtire. Shume e veshtire ti japesh doren Albit , vetem 18 vjec, te cilit ju vra nene e babe, moter e vella, gjysherit, xhaxhallaret. E veshtire te rrok doren me Arielin dhe te vellain Falkua perkatesisht 20 e 24 , qe shpetuan fale fatit sepse njeri ndodhej ne Greqi dhe tjetri ne pune ne nje pike karburanti. Por nisem…

 

Per te udhetuar drejt Resulajt , nje lagje fshat i Selenices duhet te shkelesh mbi nje rruge te arnuar si rrobat e grisura te nje leckamani. Aty ketu pak asfalt dhe me tej gropa, zall . Nuk duhet te vazhdosh drejt asaj zones qe quhet Laberi, ne te cilen gjithashtu gjarperon nje rruge qe po asfaltohet ne nge. Dhe makina qe me se shumti shullehen ne diell. Laberi e harruar ne varferi. Sa keq me vjen qe edhe kur rruga te perfundoje nuk do arrije brenda ketyre zgjedhjeve deri ne fshatin Brataj, atje ku kryeministrit,burrat e bejteve dhe te kenges labe , i mbajten iso dhe i duartrokiten , ate vakt kur ai u mblidhte frymes se tyre vote e nga nje vote. I thane qe vendosim me shprese dhe bindje per Rilindje… Sa shprese! Por sot Laberise po i tundin si “kocke”rrugen, qe edhe ajo sdihet kur perfundon. Ndoshta deri per zgjedhje do hedhin arnen e pare pa mberritur ne fshatin Gjorm. Me tej te shohim…Lumi i Vlores, zemra e Laberise sic e quajte zoti kryeminister po pulson me ritme mes gjallevdekjes.

 

Por per te shkuar ne Resulaj, nuk shkel kesaj rruge te mjere, diku ka nje kryqezim, duhet te kthehesh majtas. Serisht rruge migjeniane. Tek udhetoj takoj cobane te thare nga dielli. Gra te veshura me te zeza. Njerezit jane kapur me mish e shpirt pas dy gjerave qe u falin egzistencen, bagetive dhe ullinjve. Serisht zoti kryeminister, njerezit i kane syte nga thesi me miell. Prinderit me te lumtur jane ata qe kane femije ne emigracion. Madje ata nuk flene as barkbosh si te tjere qe nje pension i kooperatives nuk u jep asgje. Shumica vazhdojne e grinden e merirosen per kufinj te trasheguar nga gjysher e stergjysher e nga ana tjeter per kufinj te 7501.Per keto kufinj Laberia zien, ka te vrare cdo dimer e vere, por sot jam nisur per tjeter mort. Me 20 km ne ore mberrij ne Selenice, ne Selenicen qe dikur ishte baza e

internimit te te padeshiruarve te partise. Sot me ndarjen territoriale, bashkia Selenice mbledh te gjithe fshatrat e Laberise se harruar e te izoluar ne mjerim.

 

Per ne Selenice ka vetem nje tabele, fshtrat e tjera me shfaqen e me treten si fantazma. Asnje emer , asnje tabele. Shoqeruesi me tregon histori per secilin prej ketyre fshatrave te thate e te ashper , sesi Penkova vuan per uje, sesi Picari po heq picire per shitjen e prodhimit e keshtu me uff e puff dhe kujdes makinen mberrij ne shtepine e 8 te vrareve , prej Ridvan Zykajt. Jane mbyllur tre shtepi. Ne gjurmet e gjakut tre femijet e ngelur , te vetmit te mbetur vendosin lule.Me japin cigare dhe u jap cigare. Femije te rritur nga nje fatkeqesi e papershkruar. Albi nuk ka me askend nga familja. Saren e vrane . Enderronte te behej mjeke. Mesonte anglisht. E conin prinderit cdo dite ne Selenice. Ledionin 8 vjec , te vellane , ja vrane. Cantat e tyre te shkolles kane mbetur ne dhomen e gjumit. Rrobat e te emes,Vasilikes jane mbi divan. I ati ka nje kapele vere ne portmondo. Albi ka mbetur vetem. Ai tashme nuk e di me cdo te thote te jetosh, cdo te thote e ardhme. I ka shitur te gjitha, pulat, lopet, vicat dhe syte i ka larg , sa me larg ketij vendi qe ste jep shprese. Por nuk e di si. Xhaxhai i tij Resmiu thote se shteti i braktisi, kane mbetur 3 djem, per te cilet askush , nuk dihet se cbejne ca ministri.. por askush nuk u shtriu doren ti mbante fort. Albi mbushi 18 vjec ne gusht zoti kryeminister, do lere shkollen e kuzhines ne mes dhe pas fatkeqesise qe i ndodhi asnje nga ne nuk di cte thote se cdo ndodhe me te. A e ben ate te forte fjala jone, ngushellimi yne? A ka psikologe, ministri te ceshtjeve sociale. Cndodh me njerez si ai qe neser jane e ardhmja jone? Kush do ta mbeshtese ate?

 

Edhe Falkua dhe i vellai, humben nenen e baben. Aferdita dhe Azemi. Vdiqen sikur te ishin viktima te nje lufte sepse kur ka rend dhe siguri, asnje vrases nuk bredh me arme ne krah e gjuan si ti teket, shume kohe ne ajer dhe pastaj ndaj kusherinjve. Me shkroi ate dite tregon Falkua. Ritvani me shkroi. Isha ne pune. Me tha ku je? Me sill nje pakete. Ishte mbase ora 11. Me pas ndodhi ajo qe ndodhi. Shume gjera nuk i mbaj mend. Dua dikush te vij e tma thote cfare ka ndodhur ne te vertete, ai i shfarosi te gjithe, te 8 njerezit tane me pleq me femije, nuk e di cila eshte e verteta. Arieli i mban doren vellait te madh dhe kusheririt Albit. Kane ngelur 3 , pak me tej jane varret dhe ne oborr vendi i gjemes. A mund te jetojne me ketu?

Resmiu eshte xhaxhai i tyre, atij i vrane prinderit , Ademin dhe Perrien, vellezer e kunata, niper e mbesa. Na u vrane 3 breza thote Resmi Zykaj. U kthye nga emigracioni per tu dhene lamtumiren dhe tani qe kane kaluar dite i kerkon shtetit drejtesi. Me thote se do deshironte qe dikush nga ata qe quhen shtet te kish shkelur ne deren e tyre. Do deshironte te takonte Edi Ramen. Fatmir Xhafen. Sepse sipas tij, tre femijet e mbetur gjalle kane nevoje per mbeshtetje . Per te ardhme. Une e pyes se perse duhet ta takoje Fatmir Xhafen , tek e fundit ai eshte minister i brendshem. Sepse thote: do flas me te si labi-labit.

Krenari

Krenari eshte i vetmi qe nuk flet. E shpetoi semundja nga vdekja. Eshte shurdhmemec. Teksa Ritvan Zykaj po vriste kusherinjte e tij,55 vjecari bente gjumin qe po i shpetonte jeten. Por ai eshte nje fatkeq si te tjeret. Eshte nje njeri pa shtet. Shteti i tij dhe imi, dy vjet me pare i hoqi ndihmen ekonomike, megjithese ai eshte semure dhe e mbanin gjalle vellezerit qe ju vrane dhe nje dhi e bardhe. Krenari hesht, por e ndjen dhimbjen njesoj a ndoshta me teper. Te shpetuarit shohin njeri tjetrin, rralle kam pare nje nevoje aq te lexueshme per njeri tjetrin sa ne shtepine e tyre. Asnjeri prej tyre nuk e di ku eshte shteti. Ata humben te shtrenjtet e tyre, por shteti i konsideron si statistika qe ndikuan ne rritjen e kriminalitetit . Pak metra me tej , me porte te mbyllur eshte shtepia e Ritvan Zykajt. Aty jetojne gjysherit . Prinderit jane larguar pergjithmone.

 

Foto 1 Vasilika me Besimin

 

Foto 2. Sara e bija

Foto 3.Ledioni, i biri

Foto 4.Aferdita me Azemin

Foto 6.Perrija

Foto 7.shtepia e Albit

Foto 8. Te mbijetuarit ne mort

 

 

 

Etiketa: anila hoxhamasakraselenicetragjedia


Ju sugjerojmë

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
Aktualitet

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

14 Maj, 2025 4:13 pm
“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
Aktualitet

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

14 Maj, 2025 3:29 pm
Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
Aktualitet

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

14 Maj, 2025 3:03 pm
Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
Aktualitet

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

14 Maj, 2025 2:59 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

14 Maj, 2025 2:51 pm
Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Aktualitet

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

14 Maj, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Para
Të rinjtë duan të ikin nga Shqipëria, rritet numri i atyre që mësojnë gjuhë të huaja

Të rinjtë duan të ikin nga Shqipëria, rritet numri i atyre që mësojnë gjuhë të huaja

Policia e Tiranës bën bilancin: Arrestuam 71 persona për një javë

Policia e Tiranës bën bilancin: Arrestuam 71 persona për një javë

Babai i Dua Lipës në zi; i shkruan Ledri dhe i dashuri i Duas!

Babai i Dua Lipës në zi; i shkruan Ledri dhe i dashuri i Duas!
















TE FUNDIT

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur për rrjetin ndërkombëtar të televizionit polak, TVP World lidhur me procesin e zgjedhjeve parlamentare të...

Lexo më shumë

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
14 Maj, 2025

Pas Macron, Von der Leyen dhe Orban, edhe komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka uruar kryeministrin e Shqipërisë,...

Lexo më shumë

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik...

Lexo më shumë

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
14 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë, që detyronte SPAK të hetonte Olta Xhaçkën dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com