Kronikë

Selenicë/ “Të vras me armë po u ndjeve”, 17-vjeçarja: Hajduti më përdhunoi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 17/07/22 |
Opi Nion

Zbardhen detaje të rënda ngjarja në fshatin Brataj të Selenicës, ku 38-vjeçaro Vitrin Çobaj  hyri me dhunë në banesën e shtetases Y. F., 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. F., 47 vjeç (invalid) dhe 6 fëmijë të mitur.

Ai mbajti peng për 4 orë familjen ndërsa gjatë kohës që ka qëndruar në banesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 41-vjeçaren si dhe tre vajzat e saj të mitura, thuhet në njoftimin e policisë. Por në denoncimin e familjarëve thuhet se autori abuzoi seksualisht me një nga vajzat, e cila është 17-vjeçe dhe ka probleme me shikimin.

Ndërkohë në banesë i ka vjedhur me dhunë edhe një sasi prej 36.900 lekësh. 38-vjeçari rezulton se është person me precedentë të mëparshëm penal  në fushën e vjedhjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Për ngjarjen e rëndë ka folur vet 17-vjeçarja që u abuzua seksualisht nga 38-vjeçari, e cila tha se e kishte kërcënuar se do e vriste.

 “Mbasi ka ikur motra më mori prej bluze dhe më çoi në kasolle bagëtish dhe më tha fillo zhvishu. Po u ndjeve më tha do të vras me armë. Më abuzoi. Kërkoj që ai të mos lirohet më nga burgu. Është hera e parë që ndodh, herë të tjera nuk kam parë. Kam probleme me shikimin, grupi i dytë, e verbër. Kam frikë”, tha 17-vjeçarja.

Pas