Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Selaniku, qyteti ku shqiptarët kanë pasur rolin e tyre për shekuj me radhë”, Rama: Kanë vendosur gurët e një modeli bashkëjetese

2024/11/03 at 11:01 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Selaniku, qyteti ku shqiptarët kanë pasur rolin e tyre për shekuj me radhë”, Rama: Kanë vendosur gurët e një modeli bashkëjetese

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Selanik një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë foli në lidhje për rëndësinë që ka patur Selaniku për shqiptarët.

Rama foli për historinë që e lidh këtë qytet me shqiptarët, ndërsa theksoi kontributin e shqiptarëve në shtetin fqinj.

“Nga leximi i të ardhmes me sytë e së shkuarës, prej ku gojët e mykura, ushqehen me frytet e kalbura të nacionalizmave ballkanike dhe jashtëqisin helmet e historisë të përdorura si mjete lufte, ndërkohë që lëndojnë popujt e këtij rajoni, leximi me sytë e së ardhmes na jep mijëra arsye, po aq sa vite shqiptarët dhe grekët kanë ndarë diellin, për të parë një vlerë dhe forcë të shtuar, për t’i parë hapësirat e njëri-tjetri si hapësira zhvillimi, bashkëpunimi dhe mirëqenie të përbashkët. Jo si copa kartash të vjetra ku kultivohen drurët e shtrembër të nacionalizmit.

Selaniku është qyteti i jetëve të shumë brezave dhe njerëzve me prejardhje të ndryshme, ku shqiptarët kanë pasur vendin dhe rolin e tyre të pamohueshëm për shekuj me radhë, herë si ushtarët, herë si tregtar, herë si punëtorë e herë si problematikë, si njerëz me mendje të ndritur. Kanë vendosur gurët e një modeli bashkëjetese dhe bashkëveprimi, ku të vetmit kufij për të kapërcyer ishin kufijtë e imagjinatës.

Në këtë qytete, Evropa ideale e pakufij është njohur në jetën e përditshme shumë kohë më parë se sa të shfaqej në formën e traktateve. Shpirti i tolerancës, i lirisë është mishëruar këtu shumë para se të kthehej në kriter përkatësia shumëkombëshe nën flamurin me shumë yje të BE. Në Selanik, shqiptarët gjetën zë, parafytyruan një të ardhme lirie, barazie, u mblodhën këtu edhe si aktivistë, shkrimtarë dhe mendimtarë, në këtë qytet që mish urën lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. Këtë takim tonin e kam pritur me padurim, sepse të takosh shqiptarë në Selanik është një mund për të depërtuar thellë në një vend kozmopolit. Më kujtohet një autor që thoshte se kur mbërriti në Selanik, ndjeu një Greqi tjetër, më shumë të lidhur me popujt fqinj, gjuhët dhe kulturat e tjerë. Jam sot me ju kur sapo ka hyrë nëntori, muaji i Pavarësisë dhe Çlirimit, dy datat tona më të mëdha për të sotmen tonë europiane. Por si shqiptar dhe selanikas ju keni kremtuar pak ditë më parë festën e pajtoit të qytetit. Shën Dhimitri ka qenë në të dalë të vjeshtës rregullatori i jetës. Në Shën Gjergj, shqiptari kapërcente fshatin për bukën e gojës, ndërsa në Shën Dhimitër kthehej me fitimet e tij në shtëpinë e vetë. Këtij qyteti shqiptarët i kanë dhënë një pjesë domethënëse të ngjyrës së vetë, i ka dhënë ndoshta një jetë të dytë. Sepse ju duhet ta dini dhe t’ua mësoni me krenari fëmijëve, se ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik.”tha Rama.

Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Para
Mediat greke për protestën e nacionalistëve kundër Ramës: Reaguan kundër shkeljes së të drejtave të minoritetit në “Vorio Epir”

Mediat greke për protestën e nacionalistëve kundër Ramës: Reaguan kundër shkeljes së të drejtave të minoritetit në “Vorio Epir”

Rama kërkon votën e emigrantëve në Greqi

Rama kërkon votën e emigrantëve në Greqi

Rama flet për drejtësinë nga Selaniku: Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse

Rama flet për drejtësinë nga Selaniku: Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse

TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com