Bota

Selanik, ulet me 30% ngarkesa virale e Covid në ujërat e zeza të qytetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:28 - 27/11/20 |
Opi Nion

Përmirësime të vazhdueshme të situatës epidemiologjike janë vënë re në ujërat e zeza të qytetit të Selanikut.

Matja është kryer nga një grup multidisiplinor i Universitetit “Aristoteli” në Selanik.

“Nga matja në matje, bazuar në karakteristikat mjedisore të kanaleve të ujërave të zeza , vërehet një rënie e vazhdueshme e shkallës virale”, ka thënë rektori i universitetit, Prof. Nikos Papas.

“Vlera virale të mërkurën më datë 25 Nëntor ishte 30% më e ulët se vlera e së hënës 23 Nëntor”, bëri të ditur rektori i Universitetit të Selanikut të premten gjatë publikimit të të dhënave .

Megjithatë ai shtoi se duke vërejtur diagramën e matjeve të Selanikut që nga nisja e pandemisë, mund të thuhet se qyteti është ende në alarmin e kuq, që do të thotë se llogariten më shumë se 500 raste infektimesh në ditë./Opinion.al

 

Pas