Rajoni

Selanik, gjendet në zonën bregdetare një kufomë pa kokë dhe pa këmbë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 19/06/22 |
Opi Nion

Një trup i dekompozuar, pa kokë dhe këmbë, është gjetur mëngjesin e së dielës në zonën detare të Kalochorit në Selanik.

Sipas informacioneve të tij protothema.gr, trupi i pajetë është gjetur nga një peshkatar rreth orës 11 të mëngjesit, dhe ka qenë pikërisht peshkatari, ai që ka njoftuar autoritetet.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rojes bregdetare për të mbledhur informacione për ngjarjen.

Trupi i pajetë është transferuar në Mjekësinë Ligjore të Selanikut dhe të hënën, pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

Sipas burimeve për protothema, bëhet fjalë për një kufomë njeriu që duket se i përket një burri dhe është gjetur pa gjymtyrë dhe kokë. Këqyrja paraprake e kufomës tregon se trupi ka qenë në det për një kohë të gjatë./Opinion.al

Pas