Një tjetër sasi Eurosh të padeklaruara janë sekuestruar këtë të shtunë në Portin e Durrësit.
Sipas Klan News paratë janë gjetur të fshehura sërish në një autobus.
Nuk dihet sasia e saktë e parave të sekuestruara sot, pasi ende po numërohen. Sipas informacioneve paraprake flitet për 25 mijë Euro.
Kujtojmë se ditën e djeshme brenda një autobusi të nisur nga Porti i Barit dhe që mbërriti në Portin e Durrësit me destinacion përfundimtar Lushnjen, u gjetën të fshehura rreth 522 mijë Euro. Policia arrestoi 3 persona, mes tyre pronarin dhe shoferin e mjetit.