Kronikë

Sekuestrohet drogë në Vlorë, arrestohet 56-vjeçari


               Publikuar në : 09:36 - 08/11/19 |
Opi Nion

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Policia njofton se në banesën e 56-vjeçarit të identifikuar me inicialet A. I., në fshatin Drashovicë të Vlorës policia ka sekuestruar 9.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.

Njoftim/ Vlorë

Finalizohet operacioni i koduar “Drashovica”.

Sekuestrohet lëndë narkotike në një banesë.

Policia arreston në flagrancë autorin.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative se në një banesë në fshatin Drashovicë mund të kishte lëndë narkotike, Policia ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Drashovica”.

Në kuadër të këtij operacioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 56 vjeç, banues në Drashovicë, Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi 9.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ Opinion.al

Pas