Policia italiane ka sekuestruar 5 milion euro marijuanë dhe ka arrestuar 3 tre shqiptarë në provincën Lodi. Autoritetet thanë se kanë kapur rreth 520 kg drogë.
Sipas policisë, ky aksion u finalizua, pas një kontrolli rutinë, kur efektivët vunë re dy automjete që po shoqëronin një furgon ëmbëlsirash.
Mësohet se një nga automjetet përdorej nga element kriminalë në zonë, ndaj ky detaj, shtyu efektivët t’i mbanin nën vëzhgim.
Ndërkaq, tre shoferët kanë pikasur policinë dhe janë munduar të largohen në një zonë të pyllëzuar.
Tentativa e tyre ishte e kotë, pasi u arrestuan. Policia zbuloi në furgon pako me marijuanë të fshehura poshtë një batanije. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës: 28, 33 dhe 39 vjeç.