Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Italisë, dyshohet se u përket shqiptarëve.
Policia italiane ka sekuestruar 1 ton kokainë e cila ishte fshehur në pjesën e poshtme të një anije në portin e Savonës.
Droga e gjetur nga zhytësit e Seksionit të Operacioneve Detare të Savonës dyshohet se u përketë shqiptarëve.
Operacioni është zhvilluar në 2 janar, i cili bëri të mundur arrestimin e katër shqiptarëve dhe sekuestimin e 3.5 kuintal kokainë.
Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen në portin e Savonës të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije tregtare me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor. Në total janë arrestuar 14 persona, 5 prej te cilëve shqiptarë.
Droga trafikohej nga një grupim kriminal i cili dyshohej se operon në Italinë qendrore-jugore në bashkëpunim me një grup kriminal shqiptar.
Një shqiptar është drejtues i të dyja organizatave kriminale dhe është arrestuar nga autoritetet italiane./Opinion.al