Kronikë

Sekuestrohen armë zjarri kallashnikov, në pranga 2 qytetarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:04 - 24/03/22 |
Opi Nion

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Game” janë sekuestruar armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, përforcues grushti dhe aparate celulare, që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Policia Lezhë ka vënë në pranga 2 qytetarë dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë. Konkretisht, është vënë në pranga 17-vjeçari Orgito Hoxha dhe Ardi Marku 18 vjeç, banues në Shënkollë, Lezhë, si dhe u procedua penalisht qytetari me iniciale F. P. dhe pronari i lokalit, Ndue Biba.

Policia Lezhë ka bërë kontrolle në lokalin e qytetarit me iniciale N.B., ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit, si dhe është konstatuar se personat që frekuentonin ketë ambient mbanin sende të kundraligjshme me vete.

Klientëve në lokal gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u janë gjetur në celularët e tyre faqe për lotari sportive, ndërsa 18-vjeçarit i është gjetur një përforcues grushti që plotëson kushtet e armës së ftohtë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po në vijim të operacionit, është ushtruar kontroll në banesën e 17-vjeçarit Orgito Hoxha në Shënkollë,  Lezhë, ku shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Pas