Kronikë

Sekuestrohen 58 kg kanabis në Elbasan, në pranga babë e bir



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 13/11/22 |
Opi Nion

Dy persona, babë e bir, janë arrestuar nga policia në Elbasan në kuadër të operacionit “Bodin” për kultivim të lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë me dije se S. B., 62 vjeç dhe Z. B., 27 vjeç, kultivonin bimë narkotike në tokën e tyre në fshatin Bodin dhe me pas i përpunonin ato.

Gjithashtu në pranga ra dhe administratori i Njësisë Administrative Gracen, F. S., 58 vjeç  si dhe kryeplaku i fshatit Bodin, në Njësinë Administrative Gracen, Elbasan, R. B., 62 vjeç.

Në kuadër të këtij operacioni, në hetim janë edhe 3 persona të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga kontrolli i ushtruar në tokën në fshatin Bodin janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 bimë të prera, të dyshuara narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 7 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 58 kilogramë”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Pas