334 kg kanabis që vinte nga Shqipëria drejtë Greqisë janë sekuestruar gjatë një operacioni anti-drogë në Selanik.
Mësohet se autoritetet greke kanë vënë në pranga një 51-vjeçar, i cili konsiderohet si një nga personat më të rëndësishëm të një grupi kriminal që trafikon drogë nga Shqipëria drejt shtetit fqinj.
Sipas informacioneve, sasia e kanabisit ishte fshehur në një automjet, por u zbulua pas kontrollit nga autoritetet. Ndërkohë, në Greqi vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës./Opinion.al