300 kg drogë janë sekuestruar ditën e sotme nga Policia e Shkodrës.
Sipas policisë, sasia e lëndës narkotike ishte duke u transportuar me furgon, ndërsa ka rënë në pranga poseduesi i saj, Gentian Meçaj.
Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë që mund të jenë përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Deri më tani ende nuk dihet e kush ka qenë destinacioni sasisë së drogës së sekuestruar./Opinion.al E.Xh.