176 kg kokainë është sekuestruar nga agjentët federalë të New York-ut.
Hetimi për sasinë e lëndës narkotike u krye në bashkëpunim me Prokurorinë e Bronxit, e cila konfirmon se kjo është sasia më e madhe e kokainës së kapur vitet e fundit.
Ndërkohë, lidhur me trafikimin kokainës, autoritetet kanë vënë në pranga 19 persona, të cilët ishin vënë nën hetim prej një viti.
Sipas agjentëve federalë, nëse kokaina do të kishte dal në treg, do të kapte vlerën prej 3 milion dollarë.
Nga hetimet është zbuluar se kokaina tregtohej në rrugë dhe nëpër klube nate rreth qytetit. Po ashtu, hetimet arritën të mësonin të gjitha lëvizjet e trafikantëve të cilët kërkonin dhe gjenin përdorues droge.
Kokaina e cila tregtohej prej tyre përzihej edhe me përbërës të tjerë si fentanili dhe ekstazia./ Opinion.al E.Xh.