Një shtetase britanike është ndaluar në aeroportin e Rinasit pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme parashë të padeklaruara.
Policia bën me dije se forcat kufitare në Rinas kanë ndaluar shtetasen britanike me inicialet J.R.B, pasi ajo po përpiqej të hynte në Shqipëri me 21,900 paund të padeklaruara
Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i Kodit Penal./ Opinion.al