Kronikë

Sekuestrohen 140 kg lëndë narkotike në Sarandë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:31 - 15/12/20 |
Opi Nion

140 kg lëndë narkotike janë sekuestruar nga policia në vendin e quajtur “Koçekët” e fshatit Sopik, Bashkia Finiq.

Mësohet se sasia e lëndës narkotike u sekuestrua mbrëmjen  e së hënës, në orën 21:30, në një zonë të pyllëzuar  në afërsi të  një përroi, rreth 100 metra nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol.

Autoritetet kanë gjetur katër çanta të braktisura brenda të cilave u gjetën 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme..

Brenda këtyre pakove të mbështjella u pa se kishin lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, nga peshimi i lëndës u konstatua se ishte një sasi prej 140 kilogramë. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./ Opinion.al

Pas