Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi janë kapur duket transportuar mall kontrabandë në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Vlorës.
Policia njofton se janë sekuestruar 132 litra pesticide të papajisur me dokumentacionin e nevojshëm.
Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet, m V. A., 43 vjeç, banues në Vlorë dhe V. Sh., 41 vjeç, banues në Berat.
“Konkretisht, në tragetin e linjës Brindizi-Vlorë, në kamionin me drejtues shtetasin V. A janë evidentuar 132 litra pesticide të llojit “Sunfire”, të cilat janë në pronësi të shtetasit V.Sh me qëllim futjen kontrabandë në territorin shqiptar, pa dokumentacion ligjor”,-shprehen autoritetet.
Materilet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuara”, të kryera në bashkëpunim./ Opinion.al