Aktualitet

Sekuestro e pasurive/Avokati i Ndroqit: Sulm politik prej gjyqit me Veliaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:50 - 03/08/20 |
Opi Nion

Avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi në një dalje përpara mediave është shprehur mbi vendimin e SPAK për sekuestro të pasurive të Ndroqit. Ai e cilësoi këtë veprim një sulm politik, ndërsa tha se do të vërtetohet që pasuritë janë të ligjshme,

“Na është komunikuar një vendim për sekuestrimin e pasurive, por ky vendim do të ankimohet. Ai mendon se është një sulm politik që po zhvillohet për shkak të gjyqit të tij me zotin Veliaj. Do ta çojmë çështjen në shkallë të tjera”, u shpreh avokati i Ndroqit.

Ndërkohë, avokati deklaroi se vetë Ndroqi ka shkuar në ambjentet e Policisë së Tiranës ku ka dorëzuar automjetin me të cilin udhëtonte.

Spak ka vendosur sot sekuestro mbi 26 pasuri të biznesmenit Ndroqi, për shkak të dyshimeve se ato janë ngritur si pasojë e aktiviteteve kriminale. /Opinion.al

Pas