Aktualitet

Sekuestrimi i pasurisë, avokati i Ylli Ndroqit: Hetimet janë të paligjshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:27 - 05/08/20 |
Opi Nion

Pas sekuestrimit të pasurisë  së Ylli Ndroqit, ka dalë në një deklaratë për mediat avokati i tij, Alban Qafa.

Ai tha se akuzat ndaj klientit të tij janë të pasakta dhe se hetimet janë kryer në mënyrë të paligjshme dhe pa survejimin e një prokurori.

Po ashtu, avokati hedh dyshime dhe se çështja “Ndroqi” është ndjekur nga SPAK.

“Jemi njohur me vendimin e gjykatës dhe kontstajmë se ka një sërë parregullsish ligjore. Në korrik 2020 është regjistruar procedim pasuror dhe 7 ditë më pas është bërë kërkesa e prokurorisë për të vendosur sekuestro. Sipas vendimit të gjykatës dokumenti është marrë në muajin maj. Kjo tregon nxitimin e organit të akuzën për të dhënë këtë vendim. Si është e mundur që brenda 7 ditëve u gjetën indicie pr të shkuar në sekuestrimin e pasurisë. Policia ka thënë se hetimet kanë zgjatur për 18 muaj në drejtimin e SPAK kur ata janë betuar në dhjetor. Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar. Policia dhe prokuroria marrin dijeni për hetimet që regjistrojnë. Nëse i referohemi deklaratës së Policisë se janë kryer hetime pa iu referua prokurorit. Këto hetime nga Policia e Shtetit pa dijeni të prokurorit janë hetime të paligjshme nga ana e policisë dhe lë dyshime për shmangien e qëllimshme të prokurorisë në këtë hetim. Procedimi nuk është bërë në bazë të ligjit të OFL, por në bazë të ligjit që i jep të drejtën të veprojë edhe kur vetëm indicie”,-tha Qafa / Opinion.al

Pas